E mërkurë, 15 Qershor 2022
10:23
111 ditë nga sulmet ruse, Ukraina: Në 24 orët e fundit kemi vrarë 250 ushtarakë rusë

Ukraina pretendon se rreth 250 ushtarakë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit, në ditën e 111 të pushtimit të vendit.

10:04
Shpërndante kokainë dhe kanabis me doza të vogla, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Një 29-vjeçar me inicialet F.M. është vënë në pranga ditën e sotme pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

09:58
Ministrat e NATO-s në Bruksel për bisedimet për armët në Ukrainë

Teksa lufta ruse po përparon çdo ditë e më shumë në rajonin e Ukrainës, zyrtarë të lartë ukrainas po bëjnë thirrje të forta perëndimit për armë.

09:52
Anulimi i fluturimit të azilkërkuesve drejt Ruandës, Priti Patel kritikon Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel ka kritikuar Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut pasi ndërhyrjet e saj ndaluan fluturimin e parë të dërgimit të azilkërkuesve në Ruanda.

09:44
Foto+Video/ Kryeministri Edi Rama në Ukrainë, viziton qytetet e shkatërruara nga bombardimet

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

09:20
Xhaçka në Këshillin e Sigurimit: Pjesëmarrja e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, ende sfidohet nga barrierat strukturore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me rastin e debatit të Këshillit të Sigurimit me temë “Mbajtja e premtimeve: Roli i Organizmave Rajonale në Jetësimin e Agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria përballë Trazirave Politike dhe Marrjes së Pushtetit me Forcë” theksoi se ka pjesëmarrja të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, por ende sfidohet nga barrierat strukturore.

09:18
Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

08:49
DW: Olaf Scholz është nën presion

Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të rënda, por deri tani Ukraina asnjë copë nuk ka mbërritur në Ukrainë.

08:31
Zyrtarët ukrainas: Vetëm 10 për qind e armëve të kërkuara kanë arritur në Ukrainë

Ukraina ka marrë vetëm 10 për qind të armëve që ka kërkuar nga Perëndimi për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Anna Malyar, më 14 qershor.

08:28
Stoltenberg: Ukraina duhet të marrë më shumë armatime të rënda

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vendet perëndimore duhet t’i dërgojnë Ukrainës më shumë armatime të rënda, teksa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në lindje të vendit.

08:14
Kriza politike shtyn Bullgarinë drejt një pike kthese

Kriza politike në rritje në Bullgari veçse ka sinjalizuar pasojat e drejtpërdrejta dhe afatgjate për ekonominë e këtij shteti dhe partnerët e tij evropianë.

07:40
Temperatura deri 34 gradë C, si parashikohet moti sot

Moti këtë të mërkurë parashikohet fillimisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

E martë, 14 Qershor 2022
23:33
Anulohet fluturimi i azilkërkuesve nga Britania në Ruandë, pas ndërhyrjes së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

Avioni i parë që do të dërgonte azilkërkuesit nga Britania e Madhe në Ruanda nuk do të niset sonte.

22:59
FED pritet të rrisë më shumë normat e interesit, Biden u drejtohet amerikanëve

Tregjet amerikane kanë filluar të parashikojnë një ritëm edhe më të shpejtë të rritjes së normave të interesit dhe zyrtarët e rezervës federale  amerikane po mendojnë mundësinë që ta rrisin normën me 3 te katërtat.

22:47
Përmbytet Parku i Yellowstone, ujërat e rrëmbyer marrin para një shtëpi

Përmbytjet masive dhe rrëshqitjet e gurëve të shkaktuara nga një shpërthim i paparë shirash të dendur sollën pamje apokaliptike dhe mbylljen e e Parkut Kombëtar Yellowstone në fillim të sezonit turistik veror, gjë që nuk ndodhte prej 34 vitesh.

22:46
Ukraina po ‘thith’ fondet/ Miliona në rrezik urie në Sudanin e Jugut

Programi Botëror i Ushqimit i OKB thotë se po pezullon ndihmën ushqimore për 1.7 milionë njerëz në Sudanin e Jugut, pasi lufta në Ukrainë po thith fondet nga vendi më i ri në botë.

22:36
Superhëna luleshtrydhe dhuron spektakël

Superhëna luleshtrydhe dhuroi spektakël në qiellin e të martës.

22:31
‘Ju lutemi ndaloni avionin’, shqiptari në Angli kundërshton dërgimin në Ruanda

Një azilkërkues shqiptar dhe viktimë e dyshuar e trafikimit ka thënë për The Guardian se është në një “gjendje shumë të keqe mendore” teksa pret të hipë në një fluturim deportimi për në Ruanda , një vend për të cilin ai nuk di “asgjë”.

22:26
Lojë mes palëve? Miraka: Alibeaj s’kishte qejf të dilte hapur kundër dhe thirri si trim Gaz Bardhin

Simon Miraka akuzon Enkelejd Alibeajn se në procesin e propozimit të emrit të tij nga e djathta në kuvend për të qenë anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ka pasur qëllime dashakeqëse.

22:22
Sapo kishte dalë nga burgu, 48-vjeçarit i bëhet atentat në plazhin e Velipojës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të martë në mbrëmje në plazhin e Velipojës.

22:19
Pse Berisha nuk e tërhoqi firmën? Simon Miraka: S’firmosi sonabul, por me vetëdije. S’mund të luajë me…

Ish i përndjekuri politik, Simon Miraka ka folur për rrëzimin e kandidaturës së tij si anëtar i Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit, për shkak të firmës së Berishës.

21:50
“Shumë mbetën pa varr”, Simon Miraka rrëfen diktaturën: Pse refuzova bashkëpunimin me Sigurimin

Ish i burgosuri politik, Simon Miraka ka rrëfyer sonte në Top Story për periudhën e errët të diktaturës, e cila ka lënë pasoja të rënda.

21:45
Alienë agresivë në formë zvarranikësh kërkojnë të vendosin sistem ‘fashist’ qeverisjeje mbi njerëzimin, thotë profesori australian (fotot)

Një specie agresive aliene në formë zvarranikësh kërkon të vendosë një sistem “fashist” kontrolli total mbi njerëzit e tokës, thotë së fundmi një profesor universiteti.

21:44
“Mora Bashën në telefon…”/ Miraka rrëfen kandidimin për mandatin e dytë dhe zbulon bisedën me Alibeaj

Kandidatura e Simon Mirakajt si anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit u rrëzua në kuvend, për arsyen e vetme se Sali Berisha ishte mes firmave që e propozuan, fakt që për socialistët ishte i papranueshëm.

21:27
“Linda në burg, por s’rrah gjoksin se…“/ Simon Miraka: Populli shkon drejt asgjesimit nëse i fshin kujtesën

Top Story është zhvendosur sot në ambientet e reja të autoritetit për informimin dhe dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit. Kjo është hera e parë që një televizion futet dhe dokumenton dosjet e sigurimit të shtetit, aty ku ndodhen raportime të mijëra personave.

21:22
Shorti/ Laçi me derbi ballkanik, Partizanin e pret një transfertë e largët

Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për turin e parë eliminator të Conference Leagues, aty ku goglat kanë vendosur që skuadra e Laçit të përballet me malazezët e Iskra Danilovgrad, me ndeshjen e parë në Shqipëri më 7 korrik dhe tjetrën në transfertë një javë më vonë.

21:12
Presidenti Biden do të vizitojë Arabinë Saudite

Presidenti Joe Biden konfirmoi të martën se do të vizitojë Arabinë Saudite muajin e ardhshëm për bisedime me udhëheqësit e saj, një ndryshim dramatik në qëndrimin e tij ndaj mbretërisë që ai e kishte quajtur një vend “të padëshirueshëm” kur ishte kandidat për president.

21:05
Veliaj takim me strukturat e PS në Vorë: Përballë kemi Saliun dhe Ilirin, dy sebepçinjtë e Gërdecit dhe 21 janarit

Vora ishte ndalesa e radhës në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë në 61 bashkitë e vendit. Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për hapje te partisë dhe për të komunikuar edhe me ata që sot nuk ndajnë të njëjtën bindje si socialistët.

20:40
Denoncimi i Fiks Fare/ Të burgosurin e vjedhin gardianët!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e punonjësve të Burgut të Rrogozhinës, të cilët kanë vjedhur një ish të dënuar.

20:32
Zyrtare/ U largua nga Tirana, Hoti firmos me Partizanin

Ëngjëll Hoti është zyrtarisht pjesë e klubit të Partizanit. Mesfushori është zyrtarizuar nga “të kuqtë” e kryeqytetit përmes një postimi në rrjetet sociale.

20:25
Liverpool e bën lojtarin më të shtrenjtë në histori, Barcelona refuzoi këshillën e Suarez

Darwin Nunez mund të cilësohet si një nga goditjet më të bujshme të Liverpool në sezonet e fundit teksa The Reds do të paguajnë plot 100 milionë euro për ta transferuar uruguajanin nga Benfica. Sulmuesi që spikati me golat e shënuar sezonin e kaluar, do të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë të historisë së anglezëve duke lënë pas Virgil Van Dijk.

20:13
Trefishohen kalimet e parregullta të emigrantëve për në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor

Rruga e Ballkanit Perëndimor po shërben si një nga rrugëkalimet më të rëndësishme të emigrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian.

19:58
Reja, dashuri e përfunduar/ Top Channel: Trajner i pasionuar, por ngriti një ekip më të madh se vetja

Pas Xhani De Biasit, i cili arriti të çojë përfaqësuesen shqiptare në finalet e kampionatit europian të Francë 2016-n, Edoardo Reja është padyshim trajneri që e do dhe e duan më tepër shqiptarët. Ose të paktën e donin, deri përpara dy ndeshjeve të fundit.

19:58
Restoranti i famshëm pluskues i Hong Kong largohet pas gjysmë shekulli (fotot)

‘Jumbo’, restoranti notues i famshëm por i moshuar i Hong Kong, po tërhiqet jashtë qytetit pas disa vitesh tentativash të dështuara restaurimi.

19:55
Shalqi nga Lushnja, çmim nga Greqia/ Prodhimet dërgohen në vendet e ftohta, por çmimi varet nga prodhimet greke

Divjaka ka klimën dhe njerëzit e duhur për të qenë vendi i parë në Shqipëri që nis eksportin e shalqirit.

19:53
Presion për të përdorur kartat/ Bankat kërkojnë kufizime për blerjet me para në dorë. 3,5 miliard euro cash në qarkullim

Bankat kërkojnë vendosjen e një tavani për pagesat cash për blerje nga konsumatorët për të nxitur pagesat online.

19:46
Integrimi, programi për të kthyerit nga zonat e konfliktit

Që prej muajit qershor të vitit 2021, linja e këshillimit për Gra dhe Vajza në bashkëpunim me të tjerë partnerë po drejton programin e Rehabilitimit dhe ri-integrimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit.

19:40
Nesër nisin reformat/ Puna do të nisë me reformën territoriale. Fillon dhe ajo elektorale

Shumica Socialiste nuk humb kohë duke shprehur gatishmëri për nisjen nga puna mesditën e të mërkurës të Komisionit Parlamentar për reformën e re administrative territoriale.

19:27
Teknologji e re për mbetjet në Tiranë, Veliaj: 3 risi për mbledhjen e mbeturinave, ata që i gjuajnë tigrit me gurë të njëjtët që djegin edhe kazanët

Tirana po piloton me sukses teknologji të re për pastrimin e qytetit. Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kryetari Veliaj deklaroi se në kryeqytet po vijon vendosja e kontenierëve të rinj metalikë që do të zëvendësojë ata plastikë, të cilët janë edhe më rezistentë.

19:26
Arrestohet vrasësi/ Kapet në Vjenë Aleksandër Noga, qëlloi në Bruksel Erion Hasanbelliun

Ka marrë fund arratia disa ditore e 45-vjeçarit Kasander Noga, i cili dyshohet se më 11 qershor në Bruksel qëlloi me 6 plumba Erion Hasanbelliu, që mbeti I plagosur rëndë.

19:17
Michel: BE-ja e bashkuar në sanksionet ndaj Rusisë; Ballkani Perëndimor, partner strategjik

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha gjatë një vizite në Malin e Zi se “BE-ja është e bashkuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se trysnia sigurohet nga vazhdimësia e gjashtë paketave të sanksioneve”.

19:02
Kopshti i ri Zoologjik/ Veliaj: Shifrat e mijëra vizitorëve, certifikata jonë e suksesit!

Vetëm 10 ditë nga hapja e tij, Kopshti Zoologjik i Tiranës ka pasur një numër rekord vizitorësh. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky fluks i madh i frekuentuesve të një prej investimeve më të mëdha të këtij viti në kryeqytet është dhe treguesi kryesor i suksesit.

18:59
“Bum” largimesh te Dinamo, kryeqytetasit humbasin tre emra të rëndësishëm

Te skuadra e Dinamos ka filluar “eksodi” i lojtarëve, ndërsa sezonin e ardhshëm kryeqytetasit do të luajnë në Kategorinë e Parë.

18:43
Nëna vrau vajzën, flasin gjyshërit e 5-vjeçares: E rrahu aq shumë, ja hoqëm ne nga duart! Kur e çova në shkollë…

Gjyshërit e Elena Del Pozzo, vajzës pesëvjeçare që u gjet vdekur pasi ishte vrarë me thikë nga nëna e saj, kanë folur lidhur me krimin e rëndë.

18:38
Video/ Presidentit rus i dridhen këmbët gjatë fjalimit, shtohen dyshimet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore

Dyshimet se Vladimir Putin nuk është në gjendje të mirë shëndetësore janë shtuar teksa presidenti rus ka shfaqur disa herë gjatë daljeve në publik shenja si dridhje e duarve apo këmbëve.

18:38
7 trupa njerëzish hidhen në zonën turistike të Meksikës me mesazhe nga kartelet e drogave (fotot)

Trupat e rrahur të shtatë burrave u gjetën në fundjavë të hedhur në rajonin meksikan të Huasteca— destinacioni i njohur bregdetar i frekuentuar nga turistët.

18:26
I kërkoi fanellën Mbappe, reporteri spanjoll tërbohet nga veprimi i Modric: Ai u tall me madrilenët!

Kroacia mposhti Francën në mbrëmjen e së hënës në kuadër të Ligës A në Nations League teksa sfidën e vendosi një gol i Luka Modric në minutën e pestë. Mesfushori i Real Madrid u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe në vazhdim, 36-vjeçari së bashku me bashkëkombasit e tij menaxhuan më së miri avantazhin.

18:04
Këshilltarët kryesorë të fushatës dëshmojnë për pretendime mashtruese të Trumpit për zgjedhjet

Anëtarët e Komisionit për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit thanë të hënën se ish-Presidenti Donald Trump vazhdoi të përhapte pretendime të rreme për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2020, pavarësisht paralajmërimeve nga këshilltarët e tij më të afërt.

18:02
Presidenti i Brazilit thotë se ‘diçka e ligë’ i ka ndodhur aktivistëve të zhdukur Dom Phillips e Bruno Pereira (fotot)

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka komentuar sot mbi fatin gazetarit britanik dhe një eksperti vendas indigjen, pas raportimeve të pakonfirmuara se trupa janë gjetur nga grupet e kërkimit në Amazonë.

17:59
Ambasadorja Kim takon Bajram Begajn: Presim të vazhdojmë bashkëpunimin me Presidentin e ri

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar këtë të martë me ambasadoren amerikane Yuri Kim në Pallatin e Brigadave.

17:42
“Kam prova, ishte me Arjolën nuk më folën…”/ Tan Brama rrëfen gjithçka për marrëdhënien e prishur me Ilir Shaqirin

Koreografi Dritan Brama ka rrëfyer gjerë e gjatë lidhur me marrëdhënien e krisur me Ilir Shaqirin, pas daljes së tyre nga Big Brother Vip.

17:40
“Nesër protestë qytetare për bukën”! Apeli i pedagogut Arlind Qori

Pedagogu Arlind Qorri njoftoi në “Top Talk” për protestën që do të zhvillohet nesër në kryeqytet dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë për t’u shprehur kundër rritjes së çmimeve të produkteve të shportës.

17:31
Papa Françesku thotë se konflikti në Ukrainë ishte ‘i provokuar, në njëfarë mënyre’ (fotot)

Papa Françesku ka thënë së fund i se pushtimi i Ukrainës nga Moska “mund të jetë në njëfarë mënyre i provokuar”, teksa kujtonte një bisedë pak kohë para luftës ku ai ishte paralajmëruar se NATO “ishte duke lehur te dera e Rusisë”, shkruan britanikja The Guardian.

17:28
342 milionë euro më shumë në arkën e shtetit gjatë pesë muajve të parë të vitit! Rritja e çmimeve, shkaku kryesor

Prej disa muajsh tashmë nuk ka më surprizë në rritjen e të ardhurave që mblidhen në arkën e shtetit ku ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve.

17:25
Golden State “shikon” parajsën, një fitore larg titullit në NBA

Një fitore larg titullit. Duket e pabesueshme, pas gjithë atyre që kanë kaluar në këto 3 vjet, por në ditën e përvjetorit të dëmtimit që nisi kalvarin e Klay Thompson dhe riformatimin e skuadrës, Golden State fiton 104-93 ndeshjen e pestë të finaleve kundër Boston, dhe të premten në transfertë luan “match pointin” e parë për unazën e kampionëve.

17:23
Berisha bind, Torino “shkund portofolin” për ta përvetësuar

Etrit Berisha e kaloi sezonin e sapo përfunduar në huazim tek Torino në elitën e futbollit italian.

17:08
“Kaq magjike”/ Ja disa fakte që nuk i dini për një ndër xhamitë më të mëdha në botë (Foto)

Xhamia e Madhe Sheikh Zayed është një nga atraksionet më të njohura në botë, pasi tërheq miliona vizitorë çdo vit.

16:56
Reforma Territoriale/ Alibeaj: Në korrik propozim konkret për hartën e re! Xhaferraj: Ka dakordësi për rritjen e numrit të bashkive (Diskutimet)

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i thirrur nga Enkelejd Alibeaj po zhvillon këtë të martë mbledhjen për Reformën e re Territoriale.

16:47
Bukuroshja finaliste e ‘Miss Dubai’ përballet me 20 vjet burg pas operacionit anti-droga (fotot)

Bukuroshja ruse Kristina Dukhina përballet me një maksimum prej 20 vitesh burg pasi policia e Moskës gjeti gjysmë kilogrami mefedron në apartamentin e saj.

16:44
Një e vërtetë që fsheh shumë/ Artisti i rrallë mahnit me portretet e krijuara nga mbetjet plastike (Foto)

Jemi mësuar të shohim që përdorin bojëra uji ose bojëra vaji,ndërsa e kundërta ndodh me Mbongeni Buthelezi, i cili përdor mbetje plastike për të krijuar portrete në studion e tij në Booysens, Johannesburg.

16:30
“Për Kiev”/ Edi Rama dhe Abazoviç nisen për në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të martë për në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

16:25
Braktisi motorin dhe iu shmang policisë, arrestohet 22-vjeçari që mbante armë zjarri me vete

Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Malësinë e Madhe nën akuzë për armëmbajtje pa leje.

16:23
Policia në ndjekje të turistes ‘imorale’ që kërcen e zhveshur nga çatia e hapur e ‘fuoristradës’ në Marbella (fotot)

Policia në Spanjë është vënë në kërkim të një vajze që i shfaqte gjoksin e zhveshur shoferëve të tjerë teksa kërcente në bikini në çatinë e hapur të një mjeti fuoristradë, në një autostrade në qytezën turistike të Marbella.

16:18
Një fener shprese për pacientët me kancer

Një provë e vogël klinike me 18 pacientë, që morën për rreth gjashtë muaj ilaçin Dostarlimab, ka zgjuar shpresa të mëdha tek mjekët dhe pacientët e sëmurë me kancer.

16:10
Rusia u bën thirrje luftëtarëve në Severodonetsk: Dorëzoni armët si shokët tuaj në Mariupol, nuk ju vrasim!

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u bëri thirrje këtë të martë luftëtarëve ukrainas në Severodonetsk që të dorëzojnë armët.

16:04
Kosovë/ ​Kuvendi zgjedh katër zëvendës të Avokatit të Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur katër zëvendës të Avokatit të Popullit, ndërsa zgjedhja e një anëtari nga komuniteti jo shumicë ka dështuar.

16:04
COVID 19/ MSH: 83 infektime dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e infektimeve brenda 24 orëve në vendin tonë, ku janë kryer 453 testime dhe rezultuan pozitivë 83 qytetarë.

15:56
Tani po që e gjeti “belaja”, Kim Kardashian ka dëmtuar fustanin e Marilyn Monroe?!

Ylli televiziv Kim Kardashian shkaktoi reagime të shumta kur u shfaq në ‘Met Gala 2022’ me fustanin ikonik të Marilyn Monroe. Megjithatë, duket se vetëm pozimi për foto në tapetin e kuq mund të ketë shkaktuar dëme në fustanin më të shtrenjtë në botë.

15:51
Reforma territoriale/ Nis mbledhja e grupit të PD në selinë blu, pjesëmarrje e ulët e deputetëve (emrat)

Grupi i PD-së është duke zhvilluar një mbledhje pasditen e sotme që ka nisur në 15:30.

15:46
Raporti i BE: Rusia ka fituar $100 miliardë nga eksportet e karburanteve vetëm në 100 ditët e para të luftës (fotot)

Një raport i fundit i grupit finlandez të kërkimit për energjinë dhe ambjentin ‘CREA’ zbulon se BE ka marrë 61 përqind të eksporteve ruse të energjisë, me vlerë rreth 65 miliardë dollarë.

15:45
Kukësi bën goditjen e parë në merkato, firmos me talentin maqedonas

Klubi i Kukësit ka bërë goditjen e parë në merkato teksa ka firmosur me futbollistin nga Maqedonia e Veriut, Jakup Berisha.

15:40
Rusia “urdhëron” ukrainasit në uzinën e Azotit të ulin armët e të dorëzohen

Rusia i ka kërkuar trupave ukrainase të strehuara në fabrikën kimike të azotit në Severodonetsk që të mërkurën deri në orën 08:00 të ulin armët, pasi ky do të jetë një shans i tyre për tu dorëzuar.

15:37
23 vite histori, njihuni me kundërshtarin e Partizanit

Partizani do të përballet në raundin e parë të kualifikuesve të Conference Legaue skuadrën gjeorgjiane të Saburtalos. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës të kuqtë mund të konsiderohen me fat pasi shorti i vendos përballë një klubi që nuk ka shumë histori.

15:34
Hera e parë, PE thirrje e hapur: Njohje e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Komisioni i Parlamentit Europian për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, bëri thirrje që marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të “mbështetet në njohjen e ndërsjellë” , hera e parë kjo që një komision i PE-së përmend hapur diçka të tillë.

15:30
FSHF kërkon rikthimin e basteve/ Letër parlamentit për të rikthyer kompanitë e lotove sportive

Si përfundim sezoni futbollistik, pas llogarive sportive vijnë edhe ato financiare, ku në futbollin shqiptarë vazhdojnë të jenë me minuse të mëdha, si për skuadrat që financohen nga bizneset private ashtu edhe nga klubet të cilat kanë ende mbështetëse bashkinë e qytetit.

15:29
Shorti i garave ndërkombëtare/ Ekipet shqiptare mësojnë se kush do të jenë kundërshtarët

Klubet shqiptare që do të marrin pjesë në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve dhe Conference League kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre në shortin që u hodh në Nyon të Zvicrës.

15:29
Vuçiç “dorëzohet” para Kosovës: Gati të firmosim marrëveshjen për të pagjeturit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për personat e zhdukur në kohën e luftës.

15:25
Sanksionet Ballkani/ Biden zgjeron masat e emergjencës, zgjatet urdhri ekzekutiv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë vendimin të zgjerojë masat e emergjencës për Ballkanin Perëndimor.

15:23
15,000 bageti mbyten në Detin e Kuq pas fundosjes së anijes në portin e Sudan (fotot)

Një anije e tejmbushur me bagëti është fundosur të dielën në Sudan, duke vrarë shumicën e kafshëve në bord, njoftonin zyrtarët.

15:22
Rusia fitoi 93 miliardë euro nga eksporti i naftës që nga nisja e luftës

Rusia fitoi 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile gjatë 100 ditëve të para të luftës së saj në Ukrainë, tregon një raport i ri.

15:20
Tensioni mes Greqisë dhe Turqisë, Stoltenberg thirrje për qetësi dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve

Në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Shtetore të Lajmeve në Greqi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke theksuar rolin shumë pozitiv të Greqisë në krizën aktuale në Ukrainë dhe Evropë dhe duke e quajtur atë një “shtyllë të stabilitetit” dhe një “aleat të besueshëm” të Aleancës.

15:18
“Merrni shembull nga Kosova”, komedia amerikane kritikon qeverinë e SHBA-së

Në Los Angeles të SHBA u zhvillua festivali i komedive “Netflix Is A Joke”, ku kanë marrë pjesë shumë artistë të njohur amerikane, mes të cilëve edhe komediania Michelle Wolf.

15:11
Hetimi i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, rindërtohet skena nga policia dhe prokuroria

Më shumë se një vit nga vrasja e eksponentit të PS në Elbasan Pjerin Xhuvani ekspertë të policisë dhe prokurorisë po rindërtojnë skemën e krimit.  

15:09
PS: Reformat të nisin nesër! Puna do të nisë me reformën territoriale, në nivel rajonal

Shumica Socialiste nuk humb kohë duke shprehur gatishmëri për nisjen nga puna mesditën e të mërkurës të Komisionit Parlamentar për reformën e re administrative territoriale.

15:06
Nis bojkoti i avokatëve, grevë kundër mbylljes së 18 gjykatave

Salla te boshatisura, korridore te zbrazura dhe tek tuk qytetarë që paraqiten pa avokatë. Kjo është situata ne gjykatën më të madhe në vend, mbasi avokatët janë përfshirë në bojkotimin e proceseve te themelit.

15:03
“A do të jesh pjesë e Big Brother VIP 2?” Si përgjigjet transgjinorja shqiptare Amber Candy

Transgjinorja Amber Candy në një intervistë ndryshe në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel dha mesazhe se askush nuk duhet të ketë frikë nga vendimet që merr.

15:00
“Kam dikë në krah prej një viti!”/ Transgjinorja Amber Candy në një intervistë ndryshe

Transgjinorja Amber Candy në një intervistë ndryshe në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel dha mesazhe se askush nuk duhet të ketë frikë nga gjërat që zgjedh.

14:42
Ekskluzive/ Kukësi bën goditjen e parë në merkato, firmos me talentin maqedonas

Klubi i Kukësit ka bërë goditjen e parë në merkato teksa ka firmosur me futbollistin nga Maqedonia e Veriut, Jakup Berisha.

14:30
“Vajzën e vrava unë!” Nëna pranon krimin, 5-vjeçarja u gjet e groposur, pamjet prekëse të babait mes lotësh  

Elena Del Pozzo, vajza pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Catania) , u gjet e vdekur .

14:25
Rusia ofron evakuimin e ukrainasve të bllokuar në uzinën Severodonetsk

Ushtria ruse ka thënë se do të krijojë një korridor humanitar ditën e nesërme për të evakuuar civilët e bllokuar në fabrikën kimike Azot në qytetin e rrethuar ukrainas të Severodonetsk.

14:19
Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia/ Ushqimet që ju duhen

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm oksigjen në mungesë të rruazave të kuqe të gjakut.

14:19
Ramush Haradinaj del kundër miratimit të projektligjit për pagën minimale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas votimit në parim të Projektligjit për Pagën Minimale, ka thënë se sot është një ditë e çuditshme për Parlamentin e Kosovës.

14:15
BE nënshkruan marrëveshje/ Do të  shpërndahen 110 mijë doza vaksina të lisë së majmunëve

Komisioni Evropian nënshkroi të martën një marrëveshje me kompaninë farmaceutike daneze, “Bavarian Nordic” për mbi 110,000 doza vaksinash për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve.

14:11
 “Do të vrasim veten?!”/ Dëbimet e azilkërkuesve në Britani drejt Ruandës, rrëfimet e trishta të tyre

“Nuk mund të ha, nuk mund të fle. Pse duhet të shkoj në Ruanda?”

14:09
Schallenberg në Kosovë: Liberalizimi i vizave të ndodhë sa më parë

Ministri federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më parë.

14:00
I dyshuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, arrestohet në Vjenë Kasandër Noga

Kasandër Noga është arrestuar në Vjenë ditën e djeshme pasi akuzohet për plagosjen e Erion Hasanbelliut në Bruksel mbrëmjen e së shtunës.

14:00
Ja çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shalqi/ Efektet negative që shkakton në shëndet

Në ditët e nxehta të verës frutat duke se janë zgjidhja e përkryer për të përballuar vapën e madhe. Të pasura me ujë frutat janë të pazëvendësueshme për një organizëm të shëndetshëm.

13:59
Veliaj publikon videon e luanit te Kopshti Zoologjik, komenti epik i Luana Vjollcës: Po kërkon për mua më duket

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar sot një video nga Parku I ri Zoologjik i Tiranës, ku luani shfaqet tepër aktiv.

13:46
Hapte llogari false në rrjete sociale me të dhëna dhe fotot e shtetasve të tjerë/ Arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Një 39-vjeçar me iniciale E. M., banues në Tiranë është arrestuar pasi hapte llogari false në rrjete sociale me të dhënat e shtetasve të tjerë.

13:44
Krimi rrëqethës! 5-vjeçarja vritet dhe groposet, vendi ku u gjet trupi i Elenës së vogël (Fotot)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katania, ku trupi i pajetë i një 5-vjecareje është gjetur e groposur, ndërsa ajo rezultonte e zhdukur.