Kumbulla emocionohet për Italinë/ Mbrojtësi shpreh hapur ndjesinë përballë kombëtares së vendlindjes së tij

17/11/2022 16:18

Miqësorja e mbrëmjes së djeshme në stadiumin Air Albania mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë një ndeshje emocionuese për të gjithë nga trajneri ynë italian Edoardo Reja, tek tifozët e shumtë që kanë axurrët në vendin tonë të cilët në këtë ndeshje u vunë përballë një zgjedhje të vështirë mes ekipit të tyre, kuqezi dhe asaj që preferojnë.

Ndërkohë në fushë për Shqipërinë ka patur edhe disa lojtarë të cilët aktivizohen në Itali dhe një pjesë janë miq kundërshtarët italian por pavarësisht aspekti sportiv, në planin emocional kjo ndeshje ka qenë shumë e ngarkuar.

Një ndër lojtarët tanë të lindur në Itali dhe sot me fanellën kuqezi, si Marash Kumbulla ka vendosur ta shpreh në Italisht në rrjete sociale këtë emocion.

“Ishte një emocion i madh të prisja skuadrën e vendit ku unë kam lindur këtu në Tiranën time. Kemi bërë një ndeshje të mirë edhe pse rezultati nuk na kënaq, duhet të bëjmë akoma edhe më mirë”.

Top Channel