Champions League/ Feyenoord-Inter dhe precedenti i pafat i ‘tripletës’ së Simone Inzaghit
Pas një jave pushim, klubet evropiane këtë mesjavë do të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e raundit të katërt të Ligës së Kampioneve dhe disa prej emrave më të rëndësishëm do të luajnë ndeshjet e tyre në mbrëmjen e kësaj të marte.
Në orën 18:45 janë programuar të zhvillohen 2 ndeshje. Në Stamboll, Galatasaray do të presë Stuttgartin me dy skuadrat që janë në pozita aspak të ngjashme mes tyre. Skuadra turke është me 3 pikë dhe për momentin është në vendin e 23, ende në zonën e playoffit, ndërsa Stuttgart mban vendin e 6 me 7 pikë. Po kështu në këtë orë do të luhet edhe sfida mes Shakhtarit dhe Lisbonës.
‘Artileria e rëndë’ e Ligës së Kampionëve do të hyjë në fushë në orën 21:00. Një prej sfidave që spikat është ajo mes Atletico Madrid dhe Bayernit të Mynihut në Metropolitano, aty ku do të luhet edhe finalja e këtij sezoni. Në 3 ndeshjet e para skuadrat nuk kanë shkëlqyer teksa kanë mundur të grumbullojnë respektivisht 4 dhe 5 pikë dhe fitorja e kësaj ndeshjeje është padyshim ajo që do të kërkojnë të dyja ekipet.
Në Camp Nou, Barcelona do të presë Aston Villa e Unai Emery. Skuadra katalanase vjen në këtë raund pas humbjes me Paris Saint Germainin dhe do të kërkojë të rikthehet te suksesi pikërisht ndaj skuadrës angleze që deri tani ka pasur një rrugëtim perfekt teksa i ka fituar të 3 ndeshjet e luajtura deri tani, kështu qëHansi Flick dhe lojtarët e tij kanë një mision të vështirë përpara.
Në Rotterdam, Interi do të luajë ndaj Feyenoordit. Zikaltrit kanë vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjeve të para dhe në Holandë do të kërkojnë të përsërisin suksesin si në ndeshjen me Shakhtar për të mos i komplikuar akoma më shumë gjërat në klasifikimin e Fazës së Ligës së Champions League. Tjetër ndeshje interesante e mbrëmjes së kësaj të marte është ajo që do të luhet në ‘Ceramica’ mes Villarrealit dhe kampionëve në fuqi të Evropës, PSG. Skuadra pariziene nuk dëshiron të ndalë vrullin e saj, ndërsa Nëndetësja e Verdhë do të tentojë t’i shkaktojë surprizën në fushën e lojës.
Kuadrin e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme e plotësojnë dy ndeshjet e tjera; ajo mes Bodo/Glimt e Lille dhe LASK Linz e Slovan Bratislavës.
Top Channel