Firojnë kuqezinjtë pas Italisë/ Largohen Broja, Uzuni dhe Roshi, nuk do të jenë kundër Armenisë

17/11/2022 16:17

Përfaqësuesja kuqezi vazhdon grumbullimin e sajë në qytetin e Durrësit ku një ditë pas ndeshjes me Italinë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës kundër Armenisë.

Seanca stërvitore ka qenë e lehtë për lojtarët që u aktivizuan më së shumti ndërkohë bie në sy menjëherë largimi i tre lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës kuqezi që me gjasë kishin ardhur thjesht për të luajtur me Italinë, si sulmuesi Armando Broja i cili nga ndeshja me axurrët doli me një dëmtim të lehtë në kavilje, Myrto Uzuni i cili kishte marrë leje vetëm për këtë ndeshje nga skuadra e tij dhe është rikthyer në grumbullim në Spanjë dhe Odise Roshi.

Në në këtë situatë trajneri Edoardo Reja, në ndeshjen e tij të fundit nën drejtimin e kuqezinjvëe, atë përballë Armenisë ditën e shtunë për repartin përpara do të ketë lojtarët e Partizanit, Xhuliano Skuka i cili bëri mjaft mirë në ato pak minuta që u aktivizua, Tedi Cara dhe sulmuesi i Legias së Varshavës.

Skuadra e ka patur pushim sot pas seancës stërvitore të mëngjesit dhe në orën 20:00 do të rikthehet në grumbullim për të vazhduar ditën e përgatitjes për ndeshjen me Armeninë.

Top Channel