Burri që organizoi funeralin e rremë, bëhet i famshëm nga njerëzit që besojnë se ‘u rikthye’ nga vdekja (fotot)

17/11/2022 16:05

Një burrë dhe bashkëshortja e tij kishin paguar një ambulance me arkivol duke pretenduar se ishte për një anëtar të familjes, në një tentativë të dëshpëruar për të shpëtuar nga borxhet.

Kështu burri në borxhe kishte tentuar të sajonte vdekjen e tij, por përfundoi duke u bërë i famshëm në rrjetet sociale kur u filmuar duke “u zgjuar’ nga arkivoli i tij i hapur.

40-vjeçari u filmua fillimisht nga të afërmit teksa rrinte shtrirë në arkivol, kur papritur njerëzit u shtangën kur ai ‘u ringjall’ nga vdekja.

Burri dhe gruaja kishin porositur ambulancë drejt shtëpisë së tyre në Jakarta, Indonezi, duke thënë se duhet të merrte trupin e një anëtari të familjes që kishte ndërruar jetë. Por burri i shtëpisë kishte gjetur mënyrën për t’u futur në arkivol dhe gruaja kishte vijuar rrugën drejt spitalit me shoferin.

Kreu i policisë Iman Imanuddin tha: “Shoferi i ambulancës kishte dëgjuar gruan që ankohej për borxhet e familjes, dhe se shumë kreditore po kërkojnë paratë.”

Ai shtoi se si buri dhe gruaja do të merren në pyetje sapo të konsiderohen të aftë.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë dhe bashkëshortja e tij kishin paguar një ambulance me arkivol në një tentativë të dëshpëruar për të shpëtuar nga borxhet.

Top Channel