Foto ilustruese

Roja e një shkolle në Dibër ka rënë në pranga bashkë me një përson tjetër, pasi u konflktua me një 21-vjeçar në vit të tretë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me M. T., 21 vjeç, nxënës i  shkollës së mesme.

Në pranga ra edhe vëllai i 21-vjeçarit, pasi u përfshi në konflikt dhe goditi rojën.

“U konfliktua fizikisht me një 21-vjeçar (nxënës në vit të tretë), arrestohet në flagrancë roja i shkollës.  Arrestohet në flagrancë edhe vëllai i 21-vjeçarit, pasi u përfshi në konflikt dhe goditi rojën.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i  shkollës së mesme.  Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen.  Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit”, sipas policisë.

Top Channel