Kuvendi i ndaloi fjalën/ Berisha gjen zgjidhjen nga facebook: Ulsi je bërë famoz, vetëm dy mushka kanë ngelur nga fshati yt pa u punësuar në administratë

17/11/2022 11:10

Edhe pse iu ndalua fjala në foltoren e Kuvendit, kryedemokrati  Sali Berisha, ka gjetur një tjetër mënyrë për të përcjellë fjalën e tij tek shqiptarët.

Ai hyri live në “Facebook” gjatë pezullimit të seancës, ku përmendi se qeveria ka frikë nga opozita prandaj ia bllokon fjalën dhe tha se sot po diskutohet për Europën në hijen e tmerrshme të vjedhjeve që janë bërë në vend.

Berisha gjithashtu iu drejtua ministrit Ulsi Manja, duke i thënë se ka punësuar të gjithë të afërmit e tij në Dibër dhe se është bërë i famshëm atje.

“Në parimet e parlamenteve moniste, fjala e opozitës nuk dëgjohet. Ky ka një urrejtje të sëmurë ndaj opozitës, përdor gjuhën e një ordineri për të mbuluar vjedhjet e tij të mëdha, për të abuzuar me të gjithë pushtetet që mban. Jemi sot këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit opozitar e të shqiptarëve. Këta diskutojnë sot për Europën me hijen e tmerrshme të vjedhjeve që kanë bërë për djegësit, me portin e Durrësit. Sot Tulant Sharra i cili është de facto Gentian Sharra me të cilin ka afera nga më të pista, flet në emër të vasalit të Vuçiçit e Putinit lidhur me rubla ruse e përralla babushkash. Vëllezërit Karriç janë bashkë aksionerë me vëllezërit Rama në portin e Durrësit. Të gjitha këto detyrojnë opozitën të mbajë një qëndrim tjetër në parlament e të thërrasë popullin. Ky parlament duhet të mos ekzistojë më e të marrë fund. Ju garantoj se do të jetë një ditë në lartësinë e 12 nëntorit dhe shumë shpejt ajo datë do të pasohet nga protesta të tjera të fuqishme. Hajdutët në pushtet janë të aftë të kryejnë çdo krim, fikni sa të doni mikrofonin por ja që është mrekullia e Facebook-ut që më lejon të komunikoj me qytetarët e mi kudo. Mos kini frikë nga parlamenti, ja iku investitorja jonë strategjike, Ulsi je bërë famoz, vetëm dy mushka kanë mbetur nga fshati jot pa u punësuar. Të sjell si binjak të Spiropalit, e mora përgjigejn e Skavicës mos ki merak ti. Nëse ka një dibran të shitur mbi tokë je ti.”- tha Berisha.

Top Channel