Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete Davidson shihet në prani të Emily Ratajkowski! Konfirmohet romanca mes tyre

17/11/2022 10:37

Pete Davidson, është parë për herë të parë në prani të Emily Ratajkowski, duke konfirmuar thashethemet për një romancë mes tyre.

Ish-ylli 29-vjeçar i “Saturday Night Live” dhe modelja dhe shkrimtarja 31-vjeçare u fotografuan në një takim në apartamentin e saj në West Village në New York City të mërkurën.

Komediani është në rimëkëmbje pasi u nda nga Kim Kardashian në gusht pas një lidhje e cila zgjati rreth nëntë muaj. Ai ka qenë në lidhje me disa femrash të famshme si: Ariana Grande, Kate Beckinsale, Kaia Gerber, Margaret Qualley dhe Phoebe Dynevor.

Ndërkohë, Emily ishte në lidhje për herë të fundit me DJ Orazio Rispo, me të cilin ajo u pa duke u puthur me pasion në New York muajin e kaluar, pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard në shtator.

Pete dhe Emily ishin veshur në mënyrë të përshtatshme për një shëtitje të ftohtë vjeshte. Aktori i komedisë u pa i veshur një xhup të trashë të zi me një kapuç, me pantallona sportive të hirta.

Emily, ashtu si Davidson, kishte veshur një xhup të zi të fryrë kombinuar me pantallona sportive të hirta.

Ajo shfrytëzoi rastin për të shfaqur barkun e saj të sheshtë me një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe e kompletoi veshjen e saj me atlete të rehatshme.

Top Channel