Shëndetësia falas për banorët e Spolatit në Divjakë është një term abstrakt.

Prej më se një viti nuk kanë mjek dhe për tre fshatra e vetmja përfaqësuese e shëndetësisë është një infermiere që nuk i përballon të gjitha kërkesat.

“Asnjë mjek nuk vjen, detyrohemi të paguajmë makinën 20 mijë lekë dhe të ikim të vizitohemi. As mos e fol shëndetësia nuk është falas. Po ra sëmundja do iki se s’kam lekë me çfarë të shkoj në spital”- thanë banorët.

Banorët e Spolatit na përcjellin me shpresën se kjo kronikë televizive do tua rikthejë mjekun në fshat e urojnë që gjer atëherë të mos sëmuren.

Top Channel