As takimet urgjente të së martës nuk arritën të ulin përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në një tryezë diskutimi.

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak takoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin me disa propozime për të dalë nga situata e krijuar në veri.

Por, dakordimi mungon edhe pse kanë mbetur vetëm pesë ditë deri në fillimin e gjobitjes së qytetarëve që nuk heqin nga përdorimi targat ilegale.

Bislimi nuk ka ndarë detaje mbi propozimet për daljen nga kriza.

Kosovës po vazhdon t’i bëhet thirrje për shtyrjen e afatit për targat edhe për dhjetë muaj, ndërkohë që Qeveria nuk ndërron qëndrim.

21 nëntori pritet të sjellë tension me këmbënguljen e shefit të Qeverisë Albin Kurti për zbatimin e këtij vendimi.

Më 21 nëntor fillon faza e dytë e vendimit për targa, ku qytetarët serbë gjobiten me 150 euro nëse nuk i ndërrojnë targat ilegale në ato RKS.

Top Channel