Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Autoritetet estoneze kanë filluar të kryejnë kontrolle më të detajuara kufitare për qytetarët e Ukrainës dhe Rusisë që shkojnë në Letoni ose Finlandë.
Policia kufitare shpjegoi se personeli shtesë u vendos në kufirin me Letoninë dhe Finlandën dhe theksoi se në këtë mënyrë ata duan të kenë një pasqyrë më të mirë për numrin e refugjatëve nga Ukraina dhe Rusia që mbeten në vend dhe numrin e atyre, të cilët vazhdojnë nga Estonia, transmeton portali Shengen Visa Info.
“Ne krahasojmë të dhënat e pasagjerëve të ardhur me varkë që janë shtetas të Ukrainës dhe Rusisë me të dhënat e pikave kufitare tokësore dhe përdorim sistemin automatik të njohjes së targave për të kontrolluar se cilat automjete me targa ukrainase ose ruse kanë hyrë dhe cilat kanë u larguan nga Estonia”, tha policia kufitare e Estonisë.
Më herët, ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, tha se vendi duhet të rivendosë kontrollin kufitar në kufijtë e brendshëm të Shengenit, për të krijuar një pasqyrë të qartë të numrit të refugjatëve.
“Më shumë se 100,000 qytetarë ukrainas kanë hyrë në territorin e Estonisë dhe është thelbësore që ne të dimë qartë se ku janë këta njerëz”, tha ministri Reinsalu.
Sipas policisë kufitare të Estonisë, kontrollet e forcuara kufitare nisën të zbatohen më 14 nëntor dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 20 nëntor.
Top Channel