“Kopje, shëmbëlltyrë e maxhorancës, na mohoni fjalën”, Shehu-Alibeajt: Turp! Reagon demokrati: Tërhiq fjalët!

17/11/2022 10:50

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare, po këtë herë në debat janë përfshirë mes tyre edhe deputetë të opozitës.

Ish ministri i jashtëm Tritan Shehu, Enkelejd Alibeajn se i kanë hequr fjalën në Kuvend për të folur për integrimin e vendit.

“Ne një grup deputetësh kemi paraqitur prej kohësh kërkesë për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë. Rregullorja thotë brenda tre ditësh duhet të ketë përgjigje. Unë kërkoj të bëni drejtësi. Ju keni frikë të vini gishtin në plagët e rajonit tonë sepse ata që e mbajnë këtë parlament larg BE e detyrojnë këtë parlament të heshtë.

Duke marrë shembullin tuaj, duke u bërë kopja juaj, duke u bërë të klonuarit tuaj na e heqin ne emrin në mënyrë të turpshme, në mënyrë të padrejtë. Na hiqet e drejta për të folur. Ky është një turp i botës që kutjojnë se drejtojnë një pjesë të njerëzve këtu. Kanë marrë pozita surreale. Ka një lidhje të madhe mes dy palëve për të shkatërruar demokracinë e parlamentit duke na mbyllur gojën për çdo gjë që duam të ngremë në Kuvend”, u shpreh Shehu.

Por akuzat nuk u pranuan nga Alibeaj, i cili i kërkoi demokratit Shehu, të tërheqë fjalët.
“Këtu nuk bëhet pazar me askënd. Kushdo që përdor fjalët; të shitur te Rama, të lidhur me Ramën, t’i tërheq fjalët se është turp!”, tha Alibeaj.

Në debat u përfshi edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili kërkoi nga nënkryetarja Felaj, e cila sot drejton seancën, të vijojë me rendin e ditës.

“Ka një axhendë të rublaxhinjve e nongratës për të penguar integrimin, partneri i Kosacev nuk mund të pengojë diskutimin për progres raportin. Rublaxhiu i Putin nuk mund të pengojë diskutimin për progress raportin.

Akuza në drejtim të grupit të Alibeaj lëshoi edhe deputeti demokrat Flamur Noka.

“Ky parlament është shndërruar në teatër, një kryeministër që flet me gjuhë prej horri, dhe këtu jo vetëm nuk reagohet, por shihet me adhurim. Dhe pse dy kolegë tonët reagojnë, përjashtohen. Kjo është e turpshme. Te rasti i znj. Xhacka duhet debat i gjerë. S mund t’i jepet prona publike, ministrit apo ministres. Tregoni vetëm se jeni një bandë hajdutësh. Kini parasysh keni nxjerrë një listë diskutantësh, pse unë paskam 2 minuta kohë, të tjerët 10 minuta. A është kohë kjo, 2 minuta. Shehu që ka qenë edhe ministër i jashtëm. Emëroni ndonjë vasal tuaj për të lexuar ndonjë hartim për integrimin. Turp!” -u shpreh Noka.

 

Top Channel