UEFA Women’s Nations League 2027/ Kombëtarja e vajzave në Grupin B1, mësohen skuadrat me të cilat do të përballet 03/11 14:07
Argjentina në ankth për Joaquin Correa. Sulmuesi i Inter, i cili hyri në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, pati një problem në gju në fund të ndeshjes, e njëjta gjë që e mbajti larg fushës një muaj e gjysmë më parë.
Mediet italiane raportojnë se për momentin nuk duket se është diçka t’u shqetësuar, por gjendja e lojtarit do të monitorohet ditë pas dite.
Duket se pas shqetësimeve për Dybala-n, Nico Gonzales, Papu Gomez dhe Romeros tashmë Argjentinës i është shtuar edhe Correa./ Super Sport
Top Channel