Piloti hero ul avionin në fushën e golfit duke shpëtuar 3 njerëz e 53 qen që kishte në bord (fotot)

17/11/2022 19:42

Një avion me 3 persona ekuipazh dhe 53 qen të pastrehë në bord ka arritur të kryejë një ulje të suksesshme emergjence në një fushë golfi në Wisconsin, SHBA, mes motit me dëborë të së martës, pa dëmtuar asnjë.

Fatmirësisht nuk kishte asnjë plagosje nga ulja me përplasje, madje disa nga qentë pas uljes shiheshin që luanin te kënaqur në dëborë.

Punonjësit e fushës së golfit dëshmuan në përplasjen e avionit me pemët, teksa rrëshkiste mes kodrinave të golfit derisa ndaloi pasi çrrënjosi disa pemë dekorative.

Rrjeti vendas Milwaukee Sentinel tha se avioni fluturonte nga New Orleans për të transportuar 53 qentë në strehën e Waukesha (HAWS), kur iu prish një nga 2 motorët.

Dy vendndodhjet kanë një distancë prej 1,000 milje ndërsa përplasja ndodhi vetëm 6 milje larg destinacionit që ishte aeroporti i Waukesha.

Grupet e shpëtimit dhe vullnetarë erdhën shpejt në vendngjarje për të nxjerrë njerëzit nga avioni dhe të organizimit të arkave të qenve.

“Jam i lumtur që mund të vinim shpejt të ndihmonim me qentë”, tha drejtuesi klubit të golfit Jason Hoelz, për rrjetin Milwaukee Journal Sentinel.

Madje qendra e strehimit të qenve tha se që prej raportimit të incidentit, telefonat nuk kanë pushuar së rëni nga njerëz që ofrojnë ndihmë e donacione, ose interesohen për të adoptuar qentë e uljes së rralle te emergjencës.

FOTO GALERI
1/4
Një avion me 3 persona ekuipazh dhe 53 qen të pastrehë në bord ka arritur të kryejë një ulje të suksesshme emergjence në një fushë golfi

Top Channel