“Shkaku i vdekjes së shtetasit Leart Kurti ka qenë helmimi  akut me lëndë narkotike të llojit kokainë i komplikuar me shok toksik” .

Kështu shkruajnë në akt-ekspertizën finale 5 mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, një përgjigje finale mbi  ngjarjen e 19 tetorit , ku i riu humbi jetën jo shumë minuta nga ndjekja policore dhe shoqërimi në komisariat.

Përgjigjja shkencore e ekspertëve  hedh poshtë dyshimet se ndaj Leart Kurtit patrulla e policisë ushtroi veprime arbitrare , cka do të sjellë pushimin e kësaj akuze.

Por prokuroria pranon se vendimin përfundimtar do ta shprehë mbasi të administrojë edhe dëshmi të tjera pranë shërbimit spitalor, prej nga ku do të kuptohet nëse mund të shpëtohej apo jo jeta e Learit sa kohë kishte gëlltitur dozat me drogë dhe paraqiti shenja të shëndetësore të përkeqësuar.

Për këtë shkak  e diskutueshme mbetet pista tjetër ajo e mos dhënies ndihmë, për të cilën tre policët e pezulluar nga detyra këmbëngulin se  nuk kishin dijeni që viktima kishte gëlltitur dozat me kokainë.

Lear Kurti  po ectë në këmbë  mesnatën e 19 tetorit kur u konstatua nga një patrullë policie që i kërkoi të ndalojë.

Por viktima u largua me vrap duke u ndjekur nga policia e cila e neutralizoi në një rrugicë ku ai shfaqi problemet e para shëndetësore. 30 minuta më vonë gjendja e tij u përkeqësua dhe nga komisariati i riu u transportua në spital ku dhe humbi jetën pa mbërritur ende.

Top Channel