“Jashtë kuvendit, afera me oligarkë”/ Përplasje në Kuvend! Alibeaj ironizon Berishën dhe heshtjen për “rrugët e arta”

17/11/2022 15:06

Mungesa e kontrollit të grupit parlamentar vuri në vështirësi sërish Sali Berishën. Minutazhi i vogël që i caktuan për të diskutuar për çështjen e integrimi europian, ndezi gjakrat në Kuvend.

NOKA: A është koh folje kjo dy minuta? Berisha 2 minuta, Noka dy minuta… pastaj emëroni një vasal tuajin të lexojë hartim në emër të opozitës.

FELAJ: Ju nuk përfaqësoni grup, ndaj kjo kohë ju takon.

Si rrugëzgjidhjen e vetme për të folur më gjatë, Sali Berisha pa marrjen në kontroll të foltores dhe bllokimin e saj.

Bashkë me seancën u ndërpre edhe sinjali i i Kuvendit për mediat, por Sali Berisha shfrytëzoi rrjetet sociale për të përcjellë mesazhin e tij.

BERISHA: Po detyrojnë opozitën të thërrasë popullin të flasë në këtë parlament. Në rast se nuk flet populli por flasin hajdutët ky parlament duhet të mos ekzistojë më.

Ka ne plan të thërrasë popullin të flasë në parlament, por kur populli i shkon të protestojë tek dera për prishjen e banësave si pasojë e projektit Thuman-Kashar ai i braktis.

Opozita vijon të heshtë edhe për koncensionin Lekaj-Fier. Popullin e braktisi sot dhe Enkelejd Alibeaj i cili shigjetoi Sali Berishën për opozitë selektive dhe hipokrite.

ALIBEAJ: Opozita nuk është hipokrite. Nuk është të vish të bësh zhurmë e pastaj jashtë kësaj seance të ndash oligarkë, klientë, afera. Jo jo. Kush bën pazare ai që denoncon portin e Durrësit në një kohë kur një pjesë e madhe nga të dyja palët janë të zhytura.

Përplasja u shua me largimin e Sali Berishës nga salla, i cili kërcënoi me protesta ditën kur në Tiranë zbarkojnë liderët e Bashkimit Europian.

BERISHA: Për dy ditë caktojmë ditën e protestës.

Top Channel