Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Tre njerëz janë dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, për vrasjen e 298 pasagjerëve të avionit të linjave Malaysia Airlines gjatë trazirave të vitit 2014 në lindej të Ukrainës.
Gjykata e shkallës së parë e Hagës në Holandë vendosi se qytetarët rusë Igor Girkin, 51 vjeç, e Sergey Dubinsky, 60, si dhe ukrainasi Leonid Kharchenko, 50 vjeç, janë fajtorë për aktin dhe duhet të paguajnë 15 milionë dollarë kompensim.
Një tjetër qytetar rus, Oleg Pulatov, u shpall i pafajshëm ndaj akuzave.
Të dënuarit mbeten të gjithë në arrati, siç besohet në Rusi, nga ku nuk pritet të ekstradohen.
Prokurorët thanë se Girkin, ish-spiun i Rusisë që u bë ministër mbrojtjeje i republikës separatiste të Donetsk, kishte kontakte të rregullta me Rusinë.
Ndërsa Dubinsky, edhe ai i lidhur me inteligjencën ruse, shërbente si kreu i inteligjencës së separatistëve dhe se kishte dhënë disa urdhra në lidhje me raketën.
50 vjeçari Kharchenko, anëtar i njësive separatiste, kishte luajtur një rol të drejtpërdrejtë në transportimin e raketës.
Gjykata tha se avioni u rrëzua më 17 korrik 2014 nga një raketë e prodhimit rus, e lëshuar nga lindja e Ukrainës.
Gjykatësi Hendrik Steenhuis tha se provat e gjyqit dy-vjeçar tregojnë bindshëm se avioni tragjik Boeing 777 u rrëzua nga një raketë BUK e lëshuar nga rebelët pro-rusë.
Verdikti vjen më shumë se tetë vjet pasi avioni që fluturonte nga Amsterdam drejt Kuala Lumpur u shpërthye në qiell, duke vrarë të gjithë 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.
Shpërthimi ndodhi gjatë përplasjeve mes forcave të Kievit dhe rebelëve pro-rusë, në kohën kur në Ukrainë po rrëzohej qeveria pro-ruse për t’i instaluar ajo pro-Perëndimore.
Gjykata përjashtoi mundësinë e “skenareve alternative” siç u sugjerua fillimisht nga Rusia që një avion Ukrainës është përgjegjës, shkruan britanikja TeSun.
Viktimat e ngjarjes tragjike ishin nga 10 vende të ndryshme, duke përfshirë 196 holandezë, 43 malajzianë e 38 australianë.
Top Channel