Lajme aspak të mira vijnë nga Spanja për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shqipërisë 15% e meshkujve në moshë të rritur, ankohen për problem të impotencës.
Vizita e sotme e këshillit grevist të SBAShK-ut dhe atij të BSPK-së në shkollën “Ismail Qemaili” në Kosovë ka shkaktuar tensione.
Në bregdetin e Golemit, 500 metra larg rrethrrotullimit të tij, ndodhet i vetmi plazh i aksesueshëm në vendin tonë për personat me aftësi të kufizuara.
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme grupin me deputetët mbështetës të tij në Kuvend, disa orë para nisjes së sesionit parlamentar.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, dha mesazhe paqeje nga Mitrovica e Veriut.
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës dhe Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës nënshkruan një marrëveshje memorandumi për vendosjen e një memoriali për Shenjtoren shqiptare në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit.
Roma fundoset në Udine, në javën e pestë të kampionatit italian.
Votuesit në Kili kanë hedhur poshtë me shumicë dërrmuese një kushtetutë të re e cila do të zëvendësonte atë të hartuar nën sundimin ushtarak të Gjeneral Augusto Pinochet.
Liderët E Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te shtatorja e Nënë Terezës në 25-vjetorin e vdekjes së saj.
Ka nisur mëngjesin e sotëm sezoni i ri i “Wake Up” në Top Channel dhe Top Albania Radio.
Top Channel po sjell projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’.
Enkelejd Alibeaj po zhvillon takim me deputetët e PD-së në ambientet kryesisë së Kuvendit, para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ndodhet në Mitrovicë të Veriut, ndërsa po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Një 23-vjeçar me inicialet M.A po kërkohet nga policia e Kukësit, pasi nuk është kthyer në banesë nga dita e djeshme, që u largua në bjeshkë për të mbledhur boronica.
Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një konference për media ka zbuluar detaje të reja lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
Manchester United nuk ndalet në Premier League.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë, përpara koncertit gjigant që do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.
50 vjet mbushen sot nga dita kur terroristë palestinezë vranë 11 sportistë izraelitë e 1 polic në Lojërat Olimpike në Mynih në vitin 1972. Gjermania e ka pasur të vështirë të përballet me këtë masakër.
Kjo e hënë shënon 25 vite nga vdekja e humanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza. Shenjtorja ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në Kalkutë të Indisë.
Adele fitoi çmimin e saj të parë Emmy për specialen e CBS me titull “Adele One Night Only”, në hapje të “Creative Arts Emmy Awards” në Los Angeles.
Kontrolle të befasishme janë kryer ditën e sotme në Durrës përmes një bashkëpunimi mes strukturave, ku janë vënë në pranga tre person pasi u kapën me drogë dhe armë.
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri.
Në tregjet aziatike, vlera e euros ra në 0.99 dollar për herë të parë që nga viti 2002.
Barometri për çmimet botërore të mallrave ushqimore shënoi rënie në gusht, për të pestin muaj radhazi, pas rënies së kuotimeve për shumicën e artikujve bazë, sipas raportit të ri të publikuar sot nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).
Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë, në në autostradën “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 ku automjeti kishte drejtues shtetasin Sh. S, Policia bën me dije se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti […]
Situata e burgjeve në Greqi është alarmante, në këtë përfundim ka dalë Këshilli i Europës që ka kryer një kontroll.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sa më shumë të rrini para ekranit në moshë të mesme, aq më shumë rrezikohet shëndeti i trurit në vitet pasuese.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në gjashtë vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, është shprehur se ajo është dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor.
Liz Truss ose Rishi Sunak do të zgjidhen ditën e sotme në krye të Partisë Konservatore dhe si kryeministër/e e Mbretërisë së Bashkuar, pas një gare “rraskapitëse verore”
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.
Sot nis sesioni i ri parlamentar. Në sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sot rikthehen sërish deputetët në orën 18:00.
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me thika në provincën qendrore Saskatchewan të Kanadasë.
Sipas MeteoAlb: Mbetet vendi ynë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore.
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të premten se do t’i shesë Tajvanit armë me vlerën e mbi 1 miliard dollarëve, ndërsa përshkallëzohen tensionet SHBA-Kinë për statusin e ishullit.
Ligje të reja për armët hynë në fuqi në Nju Jork të enjten. Në qershor, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara përmbysi ligjin shekullor të shtetit që kërkonte nga aplikantët të tregonin se kishin “arsyen e duhur” për të marrë një leje për të mbajtur një pistoletë të fshehur në publik.
Ashtu si vendet e tjera në Evropë, Britania po përjeton mungesë të fuqisë punëtore për shkak të pandemisë COVID-19. Por për mijëra ukrainas që ikin nga lufta në atdheun e tyre, mungesa e vendeve të punës ofron mundësi jetike ndërsa ata vendosen në shtëpitë e tyre të reja. Për Zërin e Amerikës, Tommy Walker raporton nga Newcastle.
Bota po kalon një periudhë krize serioze, kryesisht si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. Inflacioni që ka arritur shifra rekord në një numër vendesh, ndërsa çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur duke sjell rrezikun potencial të një krize urie.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë organizuar sot një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar për herë të parë gjininë e bebit të tyre.
Një shqiptar i identifikuar si Fatmir Ara, 43 vjeç është gjendur i vrarë me armë zjarri në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos këtë të dielë.
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ishte ndër më të mirët në fushë me dygolëshin e tij në fitoren 3-1 ndaj Arsenalit. Në përfundim të sfidës, sulmuesi i “Djajve të Kuq” theksoi:
Pas shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në një biznes në Kanalaki të Prevezës në zonën Hohla Fanariou ku ngelën të vdekur dy persona, janë arrestuar dy pronarët e punishtes së konservave të peshkut.
Ekosistemi i Liqenit të Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, po dëmtohet me shpejtësi për shkak të veprimtarisë njerëzore, kryesisht në pjesën shqiptare të Liqenit.
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën paraprake të përfaqësues bardhekaltër për dy miqësoret kundër Hondurasit dhe Xhamajkës të planifikuara në datat 23 dhe 28 shtator. Scaloni nuk ka “kursyer” (për t’i lënë pushim) emrat e rëndësishëm si Messi, Di Maria e Paulo Dybala, pa harruar Lautaron apo Otamendin.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është në Tiranë! Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik.
Ambasada amerikane në Rusi, njoftoi largimin nga Moska të John Sullivan për shkak të përfundimit të mandatit të tij si ambasador.
Skuadra e Mainzit mori një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Borussias së Monchengladbachut, sukses që e ngjit në kuotën e 10 pikëve, vetëm 2 pikë më pak se skuadrat kryesuese Frieburg dhe Dortmund.
Plot 11 vjet nga ekspertimi i fundit i bërë në burgjet greke,duket se asgjë nuk na ndryshuar brenda sistemit penitenciar të këtij vendi.
Shkarkimi i trajnerit Goce Sedloski nuk reflektohet me rezultat pozitiv te skuadra e Shkupit.
“Dasma Shkodrane”, e riktheu Shkodrën pas, në vitet më të bukura të artit shkodran kur bashkimi mes djalit dhe vajzës, kalonte ceremonialin e martesës dhe ishte një shpalosje e vlerave artistike dhe kulturore qindravjeçare e qytetit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në të cilën thuhet se për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale.
Ndërtimet e reja kanë bërë që bashkitë të rrisin ndjeshëm të ardhurat duke bërë që varësia ndaj të rritet gjithnjë e më shumë. Sipas të dhënave të Financave Vendore, të ardhurat nga burimet e veta të pushtetit vendor këtë periudhë arritën në 8.6 miliardë lekë, gati dyfish më shumë se kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të shkuar.
Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Por gëzimit dhe entuziazmit të fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, prindërit duhet t’i përgjigjen me një përzgjedhje të kujdesshme të çantës që do të mbajë brenda librat e tyre.
Përpjekjet e Ministrisë së Arsimit për të thithur maturantët drejt degëve universitare që rrezikojnë të mbyllen, duket të jenë pa sukses.
Tre agjentë të një shërbimi sekret të rëndësishëm partner me Shqipërinë, gjatë pesë ditëve të shkuara kanë analizuar të gjitha provat e mbledhura deri më tani, për aktivitetin e dy rusëve dhe një ukrainasi, kapur në ish fabrikën e armëve në Gramsh.
Barazimi i dytë radhazi i Bayern Munich në Bundesliga, jo vetëm bëri që Freiburg të merrte kreun e tabelës nga kampionët në fuqi të Gjermanisë, por gjithashtu bëri që Sadio Mane të kritikohej për herë të parë që nga zbarkimi në “Allianz Arena” këtë verë.
Policia gjermane ka vrarë sot një 23-vjeçar kosovar pasi kishte mbytur me sëpatë një ukrainase 27-vjeçare në lagjen Friedrichsfelde të Lichtenberg Berlin, raporton Berliner Zeitung.
Pakistani paralajmëron se më shumë përmbytje mund të godasin zonën përreth liqenit jugor Manchar, i cili vazhdon të fryhet nga shirat e dendura monsune që kanë përfshirë vendin që nga qershori.
Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën e Covid19 për 24 orët e fundit në vend ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Ushtria ukrainase ka bërë kundërsulm ndaj ofensivës ruse në Kherson, ku objektiv ka qenë ura Antonivsky.
Artistit të njohur në mbarë botën për talentin e tij The Weeknd i ka ndodhur e papritura në koncert.
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi të ndodhur në një rezervat dhe punishte konservash peshku në Prevezë, në zonën Hohla Fanariou.
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në autostradën Sauk-TEG, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.
Partizani vazhdon të grumbullojë pikë, ndërsa në të tretën javë radhazi të Kategorisë Superiore ka marrë vetëm fitore, duke kryesuar e vetme renditjen.
Tifozët në “Amex Stadium” i janë gëzuar spektaklit dhe pesë golave të Brighton ndaj Leicester City-t.
Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur sot me shefen e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, për të diskutuar rreth raundit të ardhshëm të ndihmës për vendin e tij.
Për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me industrinë globale të naftës, dhe me çfarë pasojash do të përballet Evropa në të ardhmen e afërt, është e nevojshme të shohim se çfarë po ndodh në Lindje.
Sfida e javës së katërt në La Liga midis Osasuna dhe Rayo Vallecano përfundoi me fitoren e vendasve, me rezulatin 2-1. “Në Estadio el Sadar” vendasit triumfuan në fundin e takimit, pasi goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 90’.
Islamistët e Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan pesë palestinezë të dielën, dy prej tyre nën akuzat për spiunazh për llogari të Izraelit, veprimtari që sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme datonin në vitin 2009 dhe 2015.
Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se nuk arrijnë të shfrytëzojnë benifitet që ofron shfrytëzimi i energjisë diellore, pasi mbledhja e dokumenteve të shumta pamundëson ndërtimin e centraleve të vogla diellore për nevojat e kompanive.
Sulmuesi i Real Madrid dhe i kombëtares së Francës, Karim Benzema është zhdukur plotësisht nga rrjetet sociale në përfundim të ndeshjes së madrilenëve kundër Betisit, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të “Los Blancos”.
Sulmet me artileri nga ana e forcave ruse goditën gjatë natës qytetin-port të Mikolaivit që ndodhet në pjesën jugore të Ukrainës.
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanënë fshatin Memlisht.
Gjermania do të shpenzojë 65 miliardë euro të për të mbrojtur klientët dhe bizneset nga rritja e inflacionit, tha kancelari, Olaf Scholz të dielën, dy ditë pasi Rusia njoftoi se do të pezullonte disa dërgesa të gazit për një kohë të pacaktuar.
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, bëri thirrje që ndihma për Ukrainën të vazhdojë, megjithë vështirësitë ekonomike dhe rritjen e çmimeve të energjisë në mbarë Evropën, për të cilat ajo akuzoi Rusinë.
Rafael Nadal vijon rrugëtimin e tij në turneun e US Open. Tenisti spanjoll kaloi në 1/8 e finaleve të eventit njujorkez pasi eliminoi francezin Richard Gasquet duke e mundur me rezultatin 3-0.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz thanë më 4 shtator se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
Burgjet shqiptare janë të mbushura me të rinj nga mosha 18 deri në 25 vjeç.
Gjithçka rreth jetës së Mauro Icardit është kthyer në një telenovelë që nuk ka fund, si “100 vitrinat”.
Katër persona në një klinikë në provincën veriperëndimore Tucuman në Argjentinë kanë humbur jetën nga sëmundja e Legjionarëve, një infeksion bakterial relativisht i rrallë i mushkërive.
Fansat e muzikës mbushën qytetin e Rio de Zhaneros pas një periudhe gati tre vjeçare të mos zhvillimit të festivalit Rock in Rio, për shkak të pandemisë.
Tottenham u rikthye te fitorja pas barazimit në transfertë përballë West Ham me rezultatin 1-1. “Spurs” triumfuan në shtëpi ndaj Fulham me rezultatin 2-1, me golat e Hojbjerg dhe Harry Kane.
Javë të tëra me shira të rrëmbyer kanë përmbytur , një të tretën e Pakistanit. Pamjet nga ajri tregojnë qartë përmasat e katastrofës.
Pretendentja për kryeministre në Britaninë e Madhe Liz Truss, ka premtuar për popullsinë një plan në lidhje me kostot e larta të energjisë.
Arsenal tentoi që të rikthejë sërish Ferram Torres në Premier League ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.
“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka cilësuar „luftë energjitike“ mënyrën se si Rusia po reagon në çështjet e energjisë. Ndërkohë nga një sulm rus kanë humbur jetën disa fëmijë në Ukrainë.
Chelsea arriti të triumfojë në shtëpi në një përballje të vështirë me West Ham. “Blutë e Londrës” u rikthyen te fitorja, pasi humbjes përballë Southampton teksa të besuarit e Thomas Tuchel, triumfuan me rezultatin 2-1, ndërsa që në minutën e 60-të të sfidës u aktivizua dhe lojtari i kombëtares shqiptare Armando Broja.
Kryeministri Albin Kurti sërish ka folur për vizitën e nesërme të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç në veriun e Mitrovicës, Zveçan dhe Leposaviç, duke thënë se pret nga ajo që të mos vazhdojë deklarata përçarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin.
Richarlison ishte një nga goditjet më të bujshme të Tottenham në merkato teksa operacioni për ta transferuar nga Everton, prek në total shifrën e 60 milionë paund.
OKB ka miratuar një rezolutë, e cila konsiderohet si historike, kundër sulmeve seksuale e cila synon të sigurojë akses në drejtësi për viktimat e një abuzimi të tillë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami, ishte pjesë e një arritje historike me klubin e Benfikës vetëm pak ditë më parë, duke u shpallur kampion bote për moshën U-20.
Pas njoftimit se Lamborghini është shitur deri në vitin 2024, CEO i Bugatti gjithashtu ka njoftuar së fundmi se kompania e automjeteve po ecën mirë pavarësisht inflacioneve globale.
PSG u rikthye te tre pikët në kampionat pas barazimit fundjavën e kaluar me Monaco. Këtë herë, parisienët nuk falën në transfertë teksa mposhtën me rezultatin 0-3, Nantes.
Në Leshnicë, një skaj i largët i bashkisë së Finiqit jeta ka një tjetër ritëm.
Vera mbaroi por jo pushimet. Vlora është ende plot me të huaj nga e gjithë Europa në ditët e para të shtatorit një muaj i artë për ata që duan më pak rrëmujë në plazhe, më pak trafik dhe më pak vapë.
Kjo periudhë është një kohë pushimesh, por jo për Tedin dhe Ajlën.
Data 2 shtator shënon nisjen e procesit të regjistrimit për të gjithë ata maturantë, që kanë fituar të drejtën të ndjekin studimet e larta, në një nga 39 universitetet publike dhe private në vend.
Edhe këtë vit të ri shkollor për shkak të procesit të rindërtimit, shumë shkolla të arsimit parauniversitar në Durrës do ta zhvillojnë mësimin në turnin e pasdites, në shkollat pritëse.