Bryan Gil dhe Pape Gueye janë zyrtarisht dy lojtarët më rinj të Sevilla-s.

Spanjollët zyrtarizuan dy afrimet pikërisht në orët e fundit të merkatos së janarit dhe të dy lojtarët vijnë në formë huazimi.

Gil vjen nga Tottenham, ndërsa Gueye nga Marseille dhe Sevilla përforcon kështu sulmin dhe mesfushën me shpresën për të lënë pas hijet e pjesës së parë të sezonit në La Liga.

Gil, 21-vjeçari rikthehet kështu te Sevilla, ndërsa ka luajtur edhe për Valencia-n, ndërsa 24-vjeçari Gueye do të luajë për herë të parë në La Liga./ Super Sport

Top Channel