Trump thotë se do të ndërtojë kupolë gjigante në stil ‘Simpsons’ mbi SHBA për t’u mbrojtur nga raketat e Putin (fotot)

30/01/2023 15:50

Pas murit famëkeq të refugjatëve në kufi, ish-presidenti Donald Trump ka sinjalizuar se do të ndërtojë një “kupolë të padepërtueshme” mbi SHBA nëse rizgjidhet si president.

Biznesmeni që ishte president nga viti 2017 deri në 2021, kërkon të ndërtojë një kupolë të ngjashme me atë të parë në një episod të serialin të animacionit Simpsons, ‘The Dome’ (Kupola), për të mbrojtur vendin nga “raketat e mundshme të Vladimir Putin”.

Ai ka shkruar së fundmi në rrjetet sociale se “diktatori rus” ka kërcënuar se do të zhdukë qytete të tëra me armët e tij.

Trump raportohet se ka thënë se kërkon të ndërtojë një “mburojë të mbrojtjes raketore të gjeneratës së ardhshme”, nëse fiton garën presidenciale të vitit 2024.

Citimet e raportuara nga mediat tingëllojnë të çuditshme dhe nuk dihet ende nëse, apo si mund të realizohet diçka e tillë dhe nëse do të ishte vërtet për të mirën e njerëzve.

“Amerika duhet të ketë nëj kupolë të padepërtueshme për të mbrojtur njerëzit”, tha Trump, teksa shtonte se Biden “nuk është në gjendje të përballet me Putin” prandaj vendit i duhet “një president i fortë”.

Trump vijonte më tej duke i rënë telave të panikut publik, për të shtuar mbështetjen për planin e tij: “Lufta III Botërore mund të jetë një katastrofë, prandaj duhet të sigurohemi që nëse ndodh diçka e tillë të kemi forcë dhe teknologji superiore”.

Pas njoftimit të kandidaturës së tij në nëntor, Trump ka nisur fushatën për zgjedhjet e 2024 me mitingje në New Hampshire e South Carolina.

Mbështetësit e Trump duket shin të impresionuar me premtimet elektorale: “Presidenti Trump kur thotë diçka e bën”, tha një prej tyre.

Një tjetër shtonte: “Fjalim shumë i mirë i Donald Trump, i cili i thotë të vërtetën popullit amerikan.”

Në episodin në fjalë të serialit Simpsons, një kupolë e xhamtë supozohej se u ndërtua mbi qytezën e Springfield kur u zbulua se ishte “qyteti më i ndotur në botë”.

FOTO GALERI
1/3
Trump kërkon të ndërtojë një kupolë të ngjashme me atë të parë në një episod të serialin të animacionit Simpsons, ‘The Dome’ (Kupola)

Top Channel