Predha për Ukrainën, Franca dhe Australia bien dakord për bashkëpunim

30/01/2023 17:56

Franca dhe Australia kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të prodhuar predha për Ukrainën, tha ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu. 

Të dy vendet do të punojnë së bashku për të bërë “disa mijëra” predha 155 milimetrash për të ndihmuar Ukrainën, tha ai.

Lecornu e bëri njoftimin pas takimit me homologun e tij australian Richard Marles.

Kjo shënoi herën e parë që të dy mbajtën bisedime të nivelit të lartë që kur Australia hoqi dorë nga një marrëveshje e mbrojtjes me Parisin në favor të një marrëveshjeje me Britaninë dhe SHBA-në dy vjet më parë, e cila tani njihet si AUKUS.

 

Top Channel