Video/ Kryeministri indian në homazhe për heroin e pavarësisë Mahatma Gandhi në 75-vjetorin e vdekjes (fotot)

30/01/2023 21:02

Kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe presidenti Droupadi Murmu ishin sot në homazhe për Mahatma Gandhi, liderin emblematik të lëvizjes së pavarësisë që u qëllua për vdekje 75 vjet më parë.

“I përulem ‘Bapu’ në përvjetorin e tij Punya Titi dhe kujtoj mendimet e tij të thella. Bashkë me të, i bëj homazh të gjithë atyre që u martirizuan në shërbim të kombit tonë. Sakrificat e tyre nuk do të harrohen kurrë, por do të forcojnë vendosmërinë tonë për zhvillimin e Indisë”, tha Modi në koment.

Një heshtje dy-minutëshe u mbajt për Mohandas Karmchand Gandhi, i njohur me dashamirësi në Indi si ‘Bapu’, i vrarë në këtë ditë në 1948.

Përvjetori i vdekjes së tij kujtohet në Indi si “Dita e Martirëve”.

Një lutje ndër-fetare u mbajt në tempullin Rajghat, ku u luajtën këngët e preferuara motivuese të Mahatma Gandhi.

Një përshëndetje me të shtëna armësh u mbajt gjithashtu në memorial ku njerëz e nxënës shkollash nga fusha të ndryshme të jetës bënë nderimet e tyre për Mahatma Gandhi.

FOTO GALERI
1/3
Kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe presidenti Droupadi Murmu ishin sot në homazhe për Mahatma Gandhi, liderin emblematik të lëvizjes së pavarësisë që u qëllua për vdekje 75 vjet më parë.

Top Channel