Ukraina e akuzoi për nxitje të dhunës/ Komiteti Olimpik hedh poshtë kritikat e Ukrainës

31/01/2023 13:13

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka hedhur poshtë kritikat e zyrtarëve ukrainas, përfshirë presidentin, të cilët e akuzuan atë për nxitje të luftës.

IOC ka thënë javën e kaluar se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se lejimi i Rusisë për të garuar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris do të tregonte se “terrori është disi i pranueshëm”.

Ai tha se përpjekjet e IOC-së “për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t’i thënë gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha më 31 janar se këto komente diskredituese “nuk mund të shërbejnë si bazë për ndonjë diskutim konstruktiv“.

Top Channel