Nga Ukraina në Gjeorgji, ish-lojtari i Tiranës ndryshon skuadër

31/01/2023 13:16

Ardit Toli do të vijojë karrierën në Gjeorgji tek skuadra e Torpedo Kutaisi.

Në pjesën e parë të sezonit, 25-vjeçari ishte pjesë e Vorskla Potava në Ukrainë por minutazhi i pakët që i rezervuan ukrainasit duket se ka ndikuar në vendimin e mesfushorit për të ndryshuar ambient. Ishin vetëm 10 ndeshjet që Toli luajti me fanellën e Vorskla Poltavas duke dhuruar edhe një asist të vetëm që ishte i rezervuar për Taulant Seferin.

Tashmë, mesfushorin e pret një aventurë e re. Toli do t’i bashkohet menjëherë skuadrës gjeorgjiane në Turqi, aty ku po kryen fazën përgatitore para startit të sezonit të ri më datë 26 shkurt. Kampionatin e kaluar, Torpedo e mbylli në vendin e pestë, pa mundur të kualifikohej në Kupat Europiane.

Top Channel