Tetë vetë të qëlluar për vdekje në festën e ditëlindjes në Afrikën e Jugut (fotot)

30/01/2023 17:31

Tetë njerëz u qëlluan për vdekje kur një sulmues hapi zjarr dje në një festë ditëlindje në provincën Eastern Cape në Afrikën e Jugut.

Sulmi mizor i të dielës është më i fundit i ngjarjeve që theksojnë problemin me krimin e dhunshëm në vend dhe përdorimin e armëve.

Sulmi u krye në një shtëpi private nga dy burra pasditen e djeshme në Kwazakele, ku shtatë nga viktimat, tre vajza e katër djem kishin vdekur në vend. Katër të tjerë u dërguan në spital me plagë armësh, ku një prej tyre humbi jetën.

Sulmuesit u larguan nga vendngjarja dhe policia ende nuk ka bërë arrestime, por thotë se po heton për rrethanat dhe motivet e mundshme të sulmit.

Policia nuk ka konfirmuar identitetin e viktimave por tha se mes tyre është dhe i zoti i shtëpisë.

“Viktimat u vranë nga kriminelë, ne nuk do të gjejmë qetësi derisa të zbulojmë atë që ka ndodhur dhe ata që janë përgjegjës për këtë sulm gjakftohtë ndaj këtyre viktimave të pambrojtura”, tha kreu i policisë vendase Nomthetheleli Lillian Mene.

Numri i krimeve të dhunshme ka qenë në rritje vitet e fundit në Afrikën e Jugut.

Problemi u evidentua nga disa sulme me armë në muajin gusht, ku në incidentin më të rëndë u vranë 15 njerëz nga zjarri brenda një taverne në komunitetin Soweto pranë Johannesburg.

Një nga dëshmitarët kryesore të asaj ngjarjeje u zhduk javës që shkoi dhe besohet se është vrarë.

Shumë vrasje vijnë prej incidenteve personale por një numër në rritje raportohet se kryen nga grupe vullnetarësh të armatosur, rrjete kriminale të motivuara politikisht dhe banda të organizuara.

FOTO GALERI
1/4
Tetë njerëz u qëlluan për vdekje kur një sulmues hapi zjarr dje në një festë ditëlindje në provincën Eastern Cape në Afrikën e Jugut.

Top Channel