Deputeti demokrat, Flamur Noka i ftuar në Top Story tha se kryeministri Edi Rama është nën hetim për “Çëshjen McGonigal”.

Ai thekson se pas këtij skandali, kreu i qeverisë duhet të japë dorëheqjen.

Noka: Duhet të pyesni Lulin, gjithë ky kod heshtje përballë një skandali kaq të madh që u trondit SHBA, zoti Basha heshti. Ai heshti, sepse ai ka punuar edhe kundër tij. Ai mundua të thyente kodin e heshtjes. Thirreni dhe pyeteni nëse e ka takuar, është një skandal e përmasave madhore, të gjithë e kujtojmë skandalin e Ëatergate, është një Ramagate i kohëve të sotme. Ervin ku kap në flagrancë duke korruptuar. I vetmi që është bën hetim është kryeministri dhe qeveria. Nën hetim është ky është dokumenti që ka dalë nga FBI, është në hetim. Në një autokraci kapen me kthetra, por në një demokraci jep dorëheqjen ministri e kryeministri. Agjencia më e madhe e botës e ka nën hetim dhe ai nuk jep dorëheqjen. Miku im e kam shumë mik, shpiku sot versionin arabisht për të, shokohet opinioni amerikan, e kanë kryetemë këtë super skandal, futet e zuri rastësisht gripi, nuk del asgjëkundi, ndërkohë që shteti i saj është godit, drejtësi SPAK nuk mund të më hetojë mua tha.

Ervin Bushati: Akuza është për fshehje të ardhurash, e vetmja eko që vjen në Shqipëri është se ky personi që ia paska hedhur FBI-në, shtetin amerikan, paska përdor edhe këtë taktikë këtu, akoma për t’u provuar.

Noka: Edi Rama del nën hetim dhe i korruptuar.

Më 24 janar u bë e ditur se në New York është arrestuar ish-shefi i kundërzbulimit të FBI me akuza të rënda se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe se ka marrë ryshfet nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Top Channel