Mbrojtja nga sulmet kibernetike/ Izraeli prezanton programin e “kupolës mbrojtëse”

31/01/2023 12:55

Një strategji mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike po prezantohet këtë të martë në Tel Aviv.

Prezantimi po bëhet në një takim ndërkombëtar ku janë ftuar edhe zyrtarë dhe përfaqësues të biznesit nga Shqipëria.

Strategjia quhet kupola mbrojtëse dhe takimi zhvillohet në mënyrë simbolike në një kupolë prej betoni dhe metali. Redaktorja e Top Channel, Erina Matraxhiu, raporton nga kryeqyteti izraelit.

Kupola ka për qëllim të mbrojë Izraelin dhe vendet e tjera nga sulmet kibernetike. Qëllimi është të edukohen të gjithë, duke nisur nga qytetari i thjeshtë, me moton më mirë të parandalosh se sa të luftosh kur është tepër vonë. Institucionet dhe kompanitë duhet të edukohen të mbrojnë të gjitha portat hyrëse në sistemin kompjuterik.

Në takim ndodhet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, SHBA, vendet europiane, madje edhe disa shtete arabe, të cilat pritet të firmosin marrëveshje për këtë kupolë kibernetike.

Armiku më i madh për këtë çështje, për Izraelin, por edhe Shqipërinë, është Irani.

Top Channel