Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në Balldre pranë vendit të quajtur si Ura e Muratit. 

Një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamionçinë duke lënë të lënduar një vajzë dhe një djalë, që ndodheshin në mjet. Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Top Channel