Messi: Kupa e Botës plotëson karrierën time, do të doja të ma dorëzonte Diego

30/01/2023 22:44

Lionel Messi dha intervistën e parë që pas triumfit në Botërorin 2022 për gazetarin argjentinas, Andy Kusnetzoff, duke pranuar se ishte një fitore që “mbyll rrethin” e karrierës së tij dhe rrëfeu se do të donte “Diego Maradona t’ia kishte dorëzuar trofeun.”

“E kisha thënë disa vite më parë se e dija që Zoti do të ma jepte këtë dhuratë, se ai e kishte rezervuar për mua. Nëse do të kishte një moment që mund të zgjidhja se kur duhet ta fitoja do të ishte ky, siç ndodhi. Fitimi i Kupës së Botës plotëson rrethin e karrierës sime profesionale”, -është shprehur “ylli” argjentinas.

Mungonte vetëm diçka, ose më mirë dikush, që të ishte gjithçka perfekte:

“Do të kisha dashur që të ma jepte Diego Maradona kupën ose, të paktën, të ishte gjallë që të mund të më shihte. Argjentina sërish kampione bote, ai që e donte shumë kombëtaren”.

Dhe në fund shtoi: “E ndjeva mbështetjen e tij Diegos nga Parajsa. Pashë Kupën dhe ndjeva se po më thoshte “eja këtu, më merr”, pashë sa shumë po shkëlqente në atë stadium të mrekullueshëm”.

Top Channel