Lëvizjet e radhës te Kukësi, largohet një sulmues dhe vjen një mesfushë

30/01/2023 20:59

Kukësi është treguar mjaft aktiv në këtë merkato janari, të detyruar edhe nga situata e rënduar këtë sezon të Superiores.

Lëvizja e fundit në kampin e verilindorëve lidhet me largimin e sulmuesit Klejdi Daci.

23-vjeçari iu bashkua verilindorëve në verë duke regjistruar 11 paraqitje dhe dy gola me fanellën e kuksianëve, ndërsa tashmë i duhet të gjejë një destinasion të ri për të vijuar karrierën.


Nga ana tjetër, Kukësi “hap dyert” për një mesfushor. Bëhet fjalë për Rrezart Kokollari i cili ka firmosur me verilindorët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

19-vjeçari është një produkt i akademisë së klubit zvicerian Zurich, ndërsa së fundmi ishte pjesë e italianëve të San Luca-s. Në të kaluarën, Kokollari ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër./ Super Sport

Top Channel