E martë, 19 Prill 2022
14:46
Rekord turistësh në Greqi, prenotimet janë më të larta edhe se viti 2019

Greqia po përjeton një bum turistik pasi u godit rëndë nga koronavirusi. Lajmi bëhet publik nga mediet gjermane të cilat theksojnë se shumë hotele në ishujt grekë të cilat po përfundojnë rinovimet e tyre, janë tashmë plot me rezervime.

14:44
PS pa qëndrim për çështjen Rakipi, Basha: Rama peng i non gratave

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me qëndrimin, pa qëndrim, të grupit parlamentar të PS mbi cështjen ‘Rakipi’.
Basha shkruan se Rama është mburoja e non gratave sepse pa ta ai nuk qëndron dot në pushtet.

14:41
Rrëmbyen paratë e pensionistëve/ Kapet grabitësi i Kamzës, në kërkim bashkëautori

30-vjeçari Elis Suçi është identifikuar si një prej grabitësve të filialit të postës shqiptare në Kamzë nga ku u morën 1.3 mln lekë.

14:40
Nën akuzë për abuzim me tenderat/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish kreun e Bashkisë Lushnje

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes Tafos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditëse.

14:28
Makina iu bë copash, Bruno flet pas aksidentit dhe tregon si po shkon marrëdhënia me Anën

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Bruno Shemsho, në një lidhje për “Shqipëria live” tha se i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit ku u përfshi këtë mëngjes.

14:16
Aplikacioni “Udhë”, risia për transportin në kryeqytet

Një nga aplikacionet më të suksesshme në Kosovë, i quajtur “Udhë”, platforma që ofron risi për transportin, duke ulur kostot përmes ndarjes së automjetit me pasagjerë të tjerë, do të funksionojë së shpejti edhe në Tiranë.

14:10
Lezhë/ Makina përplas të miturin, dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë ka mbetur i plagosur sot në mesditë në Lezhë, pasi është përplasur nga një makinë.

13:53
Ambasadorja e SHBA pret kreun e ri të KLP: Punoni me trasparencë e integritet

“Është thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë”- është ky mesazhi i dhënë nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, për drejtuesin e ri të këtij institucioni, Fredi Balla.

13:50
“S’po shkohet n’shkollë”, protesta e nxënësve në Kosovë, kërkojnë cilësi në arsim

Nxënësit në Kosovë këtë të martë kanë lënë klasat dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar për kushtet më të mira mësimore.

13:38
Neymar: Jam i lodhur nga këta ish-futbollistët që hapin gojën vetëm për kritika

Ish-futbollisti i Liverpool, Fabio Aurelio foli me shumë kritika së fundmi për atë që Neymar ka treguar gjatë eksperiencës me PSG.

13:35
Shtatë të vdekur nga varianti i ri i koronavirusit, njerëzit: Po vdesim urie!

Qyteti është në izolim të plotë, e megjithatë autoritetet kineze raportojnë qindra raste të infektimi me koronavirus dhe 7 të vdekur të tjerë në Shangai.

13:18
Ku janë djemtë tanë? Të afërmit e të zhdukurve të “Moskva-s” i kërkojnë llogari Kremlinit

Rusia e ka mbuluar me mister fatin e një pjese të ekuipazhit të kryqëzorit të saj të fundosur Moskva. Krenaria e flotës ruse dergjet në fund të detit, e Kremlini nuk e pranon publikisht dështimin dhe goditjen e thellë që mori me shkatërrimin e saj, por pretendon se gjithçka ishte pasojë e një zjarr në bord pranë municioneve, ndërsa përpiqet të mbulojë edhe të vërtetën mbi një pjesë të ekuipazhit të zhdukur të luftanijes.

13:04
“Do e fitojnë luftën”/ SHBA stërvit forcat ukrainase, Anglia nis “vrasësin” 13 tonësh

Armë moderne, por edhe asistencë për t’i përdorur ato, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët vazhdojnë ndihmën për Ukrainën pavarësisht kërcënimeve të Moskës.

12:59
Moska, luftë në tre fronte në Ukrainë

Sipari i ditës së 55-të të luftës dramatike në Ukrainë ngrihet me fillimin e ofensivës totale të trupave ruse ne Donbas.

12:48
Vdekja e 19-vjeçarit, lihen në burg tre punonjësit e Portit të Durrësit

Tre punonjësit e arrestuar për aksidentin tragjik që i mori jetën 19-vjeçarit, në portin detar të Durrësit janë lënë në burg.

12:40
Sanksionet ekonomike të SHBA/ PS, asnjë qëndrim për çështjen ‘Rakipi’

Ndonëse pritej me interes, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për çështjen ‘Rakipi’, pas sanksioneve ekonomike që SHBA vendosi ndaj ish deputetit.

12:39
I maskuar dhe me qesen me para në dorë/ Momenti kur Elis Suçi largohet nga posta pasi kreu grabitjen me mikun e tij

Elis Suçi që ende nuk është arrestuar është kapur nga kamerat e sigurisë teksa po largohej në Bulevardin Blu në Kamzë, pasi kreu vjedhjen në filialin e postës, së bashku me mikun e tij.

12:30
Masakruan civilët në Bucha/ “Çmendet” Putini, medalje brigadës së akuzuar për krime lufte

Pamjet e civilëve të ekzekutuar e të hedhur në rrugë me duart e lidhura pas shpine në Bucha, shpalosën para syve të botës mizoritë më të mëdha të luftës në Ukrainës.

12:30
“Proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit”, Alibeaj: Grupi i PD do të ketë qëndrim për …

Grupi Parlamentar i PD kërkon një proces gjithëpërfshirës dhe jo të mbyllur në zarf për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

12:23
Adoleshenca e vështirë! Këshillat e psikologëve për të shmangur “nuk më kupton askush”

Ne i paragjykojmë adoleshentët, duke thënë se nuk kuptojnë, mbyllen në vetvete dhe duan t’ia dinë vetëm për shoqërinë e tyre.

12:20
Monumenti i harruar/ Bazilika e Bezistanit në Elbasan është kthyer në një gropë

E zbuluar 15 vite më parë dhe e mbuluar sërish 15 vite më parë. Kjo është gjendja e Bazilikës së Bezistanit në qendër të qytetit të Elbasanit e cila tashmë është shndërruar në gropë.

12:18
Arti i luftës / Fotografi nga Kosova hap ekspozitën “Kujtesa”

Fotografi shqiptaro amerikan Burim Myftiu sjell tmerret e luftës në dimensionin artistik.

12:15
Eksodi në sytë e gazetarëve/ Kujtimet për kohën kur Kukësi hapte edicionet e lajmeve në botë

Këto janë ditë kujtese në Kukës. 23 vjet më parë, në pranverën e vitit 1999 mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës kufirin drejtë Shqipërisë.

12:01
Arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Malin e Zi, djali kishte lidhje me drogën

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar për shpërdorim detyre pasi u publikuan transkriptet e mesazheve të djalit të saj që thoshte se e ëma do të mbronte marrëveshjet e tij të paligjshme për trafik kokaine dhe kontrabande të cigareve.

11:56
Veliaj fiton përfundimisht gjyqin ndaj kunatit të Bashës, edhe Gjykata e Posaçme e Apelit hedh poshtë pretendimet e Isufit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar përfundimisht betejën gjyqësore, edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, me kunatin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, Erion Isufi.

11:45
Shënjestronte makinat, arrestohet 40-vjeçari i dyshuar për nëntë vjedhje në automjete

Një 40-vjeçar që dyshohet se ka kryer 9 vjedhje në disa automjete është arrestuar këtë të martë në Berat.

11:41
Presidenti i ri/ Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme, me një përfaqësi të përbashkët

Kryetar i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu kërkoi sot përmes një konference për mediat që opozita të negociojë si një trupë e vetme në procesin për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

11:35
Teuta, “ecën” në sprintin final të sezonit/ Përpara sheh një kalendar të vështirë

Sezoni është drejt fundit dhe verdiket finale janë shumë pranë, ndërsa Teuta është bërë gati të dorëzojë titullin kampion, por durrsakët momentalisht po mendojnë për të tjera “halle”.

11:29
Test droge shoferëve, arrestohet 25-vjeçari në kryeqytet

Një 25-vjeçar që dyshohet se drejtonte makinën nën efektit e drogës është arrestuar në kryeqytet.

11:28
“I humbur në det të hapur?!”, zemërimi i babait për marinsin e “zhdukur” të luftanijes ruse Moskva

Dmitry Shkrebets e di fatin e vërtetë të djalit të tij 20-vjeçar, edhe nëse Rusia nuk ia thotë.

11:06
Video/ Fregata e marinës franceze ankorohet në portin detar të Durrësit

Një fregatë e marinës franceze ankorohet në portin detar të Durrësit, si pjesë e misionit për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

10:46
Sanksionet e BE ndaj Rusisë/ Greqia bllokon anijen cisternë me naftë të papërpunuar

Greqia ka bllokuar mëngjesin e së martës një anije cisternë të interesave ruse me naftë të papërpunuar.

10:45
Dokumenti/ Zbardhet rekursi i SPAK për Saimir Tahirin kërkohet dënimi për “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafik droge”

Saimir Tahiri duhet të shpallet fajtor për “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafikim droge”, argumenton SPAK në rekursin që ka bërë në Gjykatën e Lartë.

10:18
“Donim një President që të përfaqësonte edhe opozitën”, Rama sqaron në Grupin e PS pse u votua Ilir Meta si kryetar i Shtetit

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, që shënon nisjen e procedurës së maxhorancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, kryesocialisti Rama e nisi me akuza ndaj Ilir Metës, ndërsa sqaroi votën në parlament për ta cuar atë në krye të institucionit.

10:11
I dënuar me 17 vite burg/ Becchetti kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Shkallës së Parë

Sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, i dënuar me 17 vite burg për pastrim parash, evazion, vjedhje me atë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimi të dokumenteve ka kërkuar sot pafajësinë, duke ankimuar vendimin e Shkallës së Parë.

10:07
Qëlloi me armë policinë në një operacion për arrestimin e tij, kush është Elis Suçi bashkëpunëtori në grabitjen në Kamëz

Elis Suçi në kërkim si bashkëpunëtor i grabitjes së filialit të postës në Kamëz, është një emër i njohur për policinë e shtetit.

09:52
Ndalimi i fluturimeve nga BE, avioni rus devijim 15 mijë km për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia e Spanja

Një aeroplan i dërguar nga Moska për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia dhe më pas nga Spanja, u detyrua të bënte një devijim prej 15,000 km për shkak të ndalimit të fluturimeve të BE-së.

09:29
Sot hapen zarfet, deputetët e mazhorancës japin tre propozimet për Presidentin e ri

Deputetët e mazhorancës do të dorëzojnë sot zarfet me tre emrat që ata propozojnë për emrin e ri të Presidentit të Republikës.

09:19
Rënia e krerëve në blegtori çon në rekord importet e mishit me 2021

Rënia e numrit të krerëve të bagëtive kryesisht (dele, lopë dhe dhi) me rreth 20 % në pesë vitet e fundit përveçse po ndikon në rritjen e çmimeve të prodhimeve vendase, mishit dhe bulmetit, po çon në përkeqësimin e bilancit tregtar me jashtë.

08:50
Arrestohet një nga autorët e grabitjes së postës në Kamzë, në kërkim shoku (Emrat)

Autori i grabitjes që dyshohet se një ditë më parë vodhi rreth 1.3 milionë lekë në filialin e Postës Shqiptare në Kamzë, është arrestuar këtë të martë.

08:49
Vuçiç e akuzoi për sulme ndaj avionëve “Air Serbia”, përgjigjet Ukraina

Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç se shërbimi sekret i Ukrainës është mbrapa një serie të kërcënimeve mashtruese me bomba kundër fluturimeve të kompanisë Air Serbia për në Rusi.

08:27
Incidenti tragjik në pikën e grumbullimit të inerteve në Ballsh, humb jetën 59-vjeçari

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë natën e kaluar në Mallakastër pasi ka rënë nga mjeti ku po punonte në një pikë të grumbullimit të inerteve.

08:15
Pasojat e Covid 19, numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u rrit me 20% më 2021

Pandemia e Covid 19 në vitin e parë të saj (2020) për shkak të kufizimeve në lëvizje pengoi trajtimin e të sëmurëve në të gjitha diagnozat, teksa rreziqet më të mëdha ishin për të personat me kancer të cilët nuk arritën të mbërrin trajtimin dhe diagnoze në kohë duke shtuar kështu fluksin e trajtimeve në vitin 2021.

08:03
Nuk do të ketë reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të karakterizohet këtë të martë nga mot i kthjellët dhe alternime vranësirash.

E hënë, 18 Prill 2022
23:43
Elton Ilirjani sfilon në rrugët e New York-ut me fustanin kuq e zi (Fotot)

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Elton lirjani që është zgjedhur si një nga ikonat e “Pride Icon” ka sfiluar në rrugën e New York-ut me një fustan voluminoz kuq e zi.

23:01
Cadiz “mace e zezë” për Barcelonën, ndalet ecuria me 7 fitore radhazi nga katalanasit

Ecurisë prej shtatë fitoreve radhazi të Barcelonës i erdhi fundi pasi Cadiz i mposhti katalanasit në shtëpinë e tyre, Cam Nou me rezultatin 0-1.

22:55
SHBA pritet të stërvit ushtarët ukrainas për artilerinë e rëndë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet të fillojë stërvitjen e ushtarëve ukrainas për përdorimin e armëve amerikane të artilerisë së rëndë, “howitzer” në ditët në vijim, tha të hënën një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes.

22:48
Sulmet ruse në Ukrainën lindore, shënohen katër viktima në Donetsk

Guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko ka deklaruar se sulmet ruse në rajonin lindor të Donetskut kanë lënë të vdekur katër persona.

22:42
Habit kapiteni i United: Të ndalim Liverpool-in drejt 4 trofeve? Nuk na motivon!

Manchester United zbret mbrëmjes e së martës në Anfield përballë Liverpool në një nga ndeshjet kyç të Djajve të Kuq për të arritur objektivin sezonal, kualifikimin në champions sezonin e ardhshëm.

22:33
Nis faza e dytë e luftës/ Rusët sulmojnë Donbasin

Ruset nisën të hënë në mbrëmjes sulmin në Donabas. 

22:27
Frrok Çupi në “Top Story”: Kjo PD që na çau kokën, pse nuk shpërndahet?

Analisti Frrok Çupi ka sugjeruar mbrëmjen e sotme shpërndarjen e Partisë Demokratike.

22:22
Kulluri në ‘Top Story’: PD-ja të mbledhë mendjen, ka më pak eksperiencë nga PS-ja

Demokrati Edvin Kulluri, gjate debatit të sotëm në ‘Top Story’, për krizën në PD ia la fajin ekperiencës.

22:07
OKB-ja publikon numrin e viktimave nga sulmet në qendrat shëndetësore që nga fillimi i luftës

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar numrin e viktimave  të cilët kanë humbur jetën  nga sulmet ruse në qendrat e kujdesit shëndetësorë.

22:03
“Kryetarët e degëve varrosën PD”/ Kulluri në Top Story: Berishën e mundi Rama, pse u rikthye, po kthehemi 12 vite pas

Demokrati Edvin Kulluri është shprehur se Partia Demokratike nuk ka problem me emrat drejtues, por me modelin.

21:52
“Berisha duhet të bëje hapa pas”/ Çupi- Xhaferrajt: Mos kërkoni zgjidhje nga Amerika, krimin e bëri këtu

Mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, ka patur debate rreth mënyrës që duhet ndjekur për bashkimin e demokratëve.

21:38
“PD e ndarë në dy pjesë nga Amerika”/ Frrok Çupi në Top Story: Është helmuar me anti-amerikanizëm, tani po paguan historinë e saj

Ananlisti Frrok Çupi i ka quajtur farë dhe iluzion zgjedhjet e mbajtura për kryetarët e PD-së të degëve.

21:38
Emine Imeri kujton mes lotësh: Serbët masakruan gruan shtatzënë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuara Emine Imeri dhe Valdete Idrizi, të cilat kujtuan mes lotësh eksodin e shqiptarëve të Kosovës.

21:35
Pavarësisht skandalit të shuplakës, Will Smith ka marrë shumë oferta për filma

Aktori Will Smith u përball para disa javësh me skandalin në ndarjen e çmimeve “Oscars”, ku goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në mes të skenës pas shakasë që ai bëri me flokët e gruas së tij.

21:30
Saimir Korreshi në “Top Story”: PD është në ditët më të vështira, nuk kandidoj në këto zgjedhje, jam deputet

Deputeti i PD-së për Lushnjën Saimir Korreshi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ se nuk do të rikandidojë për kryetar në degën e PD-së në Lushnjë pasi tashmë mban postin e deputetit.

21:19
Zgjedhjet brenda PD-së/ Xhaferraj: Proces i njëanshëm, kush nga Foltorja mban përgjegjësi për humbjet përveç Bashës?

Deputet i qarkut të Durrësit, Ferdinant Xhaferraj i ka quajtur të njëanshme zgjedhjet e degëve për kryetar të Partisë Demokratike.

21:18
Mikroplastika gjenden për herë të parë thellë në mushkëritë e njerëzve (fotot)

Ndotje mikroplastike e vendosur thellë në mushkërinjtë e njerëzve të gjallë është gjetur për herë të parë thuajse në të gjitha mostrat e analizuara nga studiuesit.

21:13
Sa seriozisht duhet te marrim votimet e PD? Indrit Hoxha: Deklaruam shifrat e vërteta, iku koha kur Basha nxirrte rezultatin që donte

Zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit në degët e PD, janë tema më aktuale që po zhvillohet në politikën shqiptare së fundmi.

21:07
Pioli kërkon finalen ndaj Interit: Kujdes mesfushorin e zikaltërve, nuk e ndryshojmë stilin!

Inter dhe Milan do të përballen të martën në mbrëmje në një derbi të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

20:54
COVID-19 rikthehet në skuadrën e futbollistit shqiptar, dy lojtarë në izolim

Edhe pse tashmë falë njohjes së sëmundjes, por edhe vaksinave, COVID-19 nuk tremb më si në fillimet e tij, sërish virusi mbetet në qarkullim dhe herë pas herë ia del të bëhet protagonist.

20:44
Rita Ora prezanton ndjekësit me pjesëtarin më të ri të familjes

Këngëtarja Rita Ora me anë të një postimi në Instagram u tregoi se ka adoptuar një qen  që tashmë e quan “fëmijën” e saj të vogël. Ajo e ka adoptuar qenin nga një strehimore e shpëtimit të kafshëve.

20:40
Fiks Fare/ Katër herë tender për një kanal vaditës, që nuk funksionon. 8 mln lekë nuk dërguan ujë në tokat bujqësore, në procedurë edhe dy tendera të tjerë…

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Bashkisë Dibër ku për një kanal vaditës ka dhënë plot 4 tendera dhe ende kanali nuk është vënë në funksion.

20:35
E trishtë! Cristiano Ronaldo humb djalin e porsalindur: Jemi të shkatërruar…

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka njoftuar se një nga binjakët e tij të porsalindur ka ndërruar jetë.

20:33
Zhytësat inspektojnë anijen e karburantit të fundosur në ujërat pranë Tunizisë (fotot)

Ministria e mbrojtjes së Tunizisë kishte dislokuar sot kordonë detarë anti-ndotje rreth vendit të fundosjes së një çisterne me naftë.

20:30
Zyrtari ukrainas: Rusia ka nisur ofensivën e re në lindje

Rusia duket se ka filluar ofensivën e re të planifikuar në lindje të Ukrainës, tha të hënën zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë, njoftoi agjencia e lajmeve “Reuters”.

20:20
Superkupa e Spanjës në Arabi, skandal për Pique dhe presidentin e Federatës spanjolle!

Një skandal i dimensioneve të mëdha rrezikon të trondisë RFEF, Federatën Spanjolle të Futbollit.

20:12
Zelensky dorëzon formularin me përgjigjet për anëtarësimin në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dorëzoi ditën e sotme një dokument me përgjigjet e Ukrainës ndaj një pyetësori nga Bashkimi Evropian

20:06
Efi dhe Mevlani përplasen në studio, deklarata e saj habit studion

Takimi i Efit me Mevlanin vijoi shumë mirë por gjërat ndryshuan në studio ku të dy nisën të debatonin.

20:02
Djegia tradicionale e ‘Judës’ në  Meksikë frymëzohet nga tradhtarët e Krishtit dhe politikanët (fotot)

Një tank ushtarak prej kartoni e fishekzjarresh digjej sot mes disa kukullave simbolike në Meksikë, duke fajësuar simbolikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski dhe aleatin e tij amerikan Joe Biden.

19:58
Berisha kërkoi t’i tërhiqnin paratë nga llogaria, reagon Kuvendi: Dieta ishte lapsus…

Kuvendi i Shqipërisë ka deklaruar se në llogarinë e ish-kryeministri Sali Berisha, nuk kanë kaluar para për dieat.

19:57
Të sëmurët me hemofili/ Apeli: Të sigurohet faktori 8 në gjak në sasi të mjaftueshme për një mjekim të rregullt

Ka njerëz , në gjakun e të cilëve mungon faktori 8. Ky faktor është një element i gjakut i cili ndihmon ne mpiksjen e tij kur çajmë dorën, kemi gjakderdhje apo aksidentohemi.

19:54
Blerjet ‘online’/ Tregu i ri i paorganizuar dhe nën presion me taksa dhe bllokime

Të bësh biznes online, edhe për Shqipërinë, gjate pandemisë, rezultoi një forme efektive që i dha hov të madh zhvillimit elektronik të tregtisë.

19:52
Aplikime shumë, fonde pak/ Bujqësia, 20 përqind të prodhimit kombëtar, por fermerët marrin pak

Në këto lista janë emrat e fermerëve që kërkojnë mbështetje nga qeveria për 6 masat e para, nga 12 që janë në total.

19:50
“Në luftë”, nga Kosova/ Në Prishtinë vendoset e para gazetare ukrainase që do raportojë për luftën

Lyudmila Makey është gazetarja e parë Ukrainase që u largua nga zona e luftës për të ardhur në Kosovë.

19:45
Zgjedhjet në degët e PD-së/ Përfundon procesi në Librazhd, Ilirjan Alliu kryetar

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Librazhd, ku kryetar është zgjedhur Ilirjan Alliu.

19:41
Drejt BE, nga Shqipëria/ Në 17 ditë kapen 648 emigrantë ilegalë, erdhën nga Greqia

Shqipëria po përdoret gjithnjë e me shume si rrugë tranziti e emigranteve te huaj drejt Europës.

19:40
Në kërkim të fëmijës, prokuroria i kërkon ndihmë Gjermanisë për të gjurmuar një organizatë

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar për herë të dytë drejtësisë Gjermane një letërporosi ku kërkon informacion për një shoqatë bamërsie e cila ka kryer aktivitet në Shqipëri gjatë 1998. Kjo kërkesë e akuzës vjen për shkak të hetimeve për zhdukjen e Aleksandër Nikollit në të njëjtin vit, për të cilin nuk dihet asgjë dhe hetimet janë rihapur

19:38
Grabitet posta e Kamzës/ Vidhen 1.3 milionë lekë në zyrën e postës

Një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapele dhe maskë anti-covid, rreth orës 14:20 në Bulevardin Blu në Kamëz, grabiti flilialin e Postës Shqiptare, ku dyshohet se ka marrë rreth 1.3 milionë lekë.

19:32
Zgjedhjet në PD, gara vetëm formale, votuan shumë pak nga anëtarët e partisë

Në ish-lagjen e Lulzim Bashës zyra e cila mban ende logon dhe sloganin e ish- kredemokratit ka mbyllur dyert. Por  pak metra më tutje një zyrë  e re që mban ngjyrën dhe logon e re të PD, po mbahen zgjedhje për kryetar.

19:23
Zelensky: Rusia kërkon të ‘fshijë nga faqja e dheut’ Donbasin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se kërkon të ‘fshijë nga faqja e dheut’ të gjithë rajonin lindor të Donbasit, ndërsa forcat ukrainase po përgatiten per betejën finale per të mbrojtur qytetin e Mariupol.

19:18
Në Moskë 200 mijë njerëz rrezikojnë të humbasin punën. Putin: Sanksionet nuk na lëkundin!

Rreth 200,000 persona rrezikojnë të humbasin vendin e tyre të punës në kryeqytetin rus, Moskë, për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës, kështu tha kreu i qytetit, Sergei Sobyanin.

19:15
Ukrainasit ‘shkatërrojnë’ rusët në Mariupol/ Bombardohet Lviv dhe Kharkiv

Një video me dron e publikuar nga regjimenti Azov i Ukrainës tregon se beteja për Mariupolin nuk do të jetë e lehtë. Ukrainasit kanë thënë se do të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut për të mbrojtur qytetin, dhe pikërisht në videon e publikuar prej tyre duket një kundërsulm i fuqishëm i tyre ndaj rusëve.

19:12
E pabesueshme! Vajza bie në shina teksa treni kalon, shpëton mrekullisht!

Ky është momenti kur një vajzë e re , duket se pengohet dhe bie në shinat e trenit, ndërkohë që treni kalonte.

19:09
“Deri në fundjavë…”, Filloreta merr vendimin drastik në studio

Takimi i Mevlanit me Efin preku më së shumti Filloretën e cila është lënduar nga situata e krijuar.

19:07
Zhgënjimi i vëllezërve demokratë me zgjedhjet në PD: Berisha thotë ndryshe e vepron ndryshe

Dy vëllezër demokratë, njëri ish drejtues i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, tjetri kandidat për të marre kreun e PD-së në Kukës, Irel Elizi, i cili u dorëhoq nga gara pasi sipas tij, parimet që u promovuan janë deformuar, janë shprehur të zhgënjyer për situatën në PD.

18:59
Rusia pretendon se është afër kapjes së Mariupolit

Autoritetet ukrainase thonë se qyteti strategjik i Mariupolit ende nuk ka rënë nën kontrollin e plotë të Rusisë.

18:55
Sulmet ruse në Kharkiv/ Goditet një qendër bamirësie, plagosen punonjësit

Një kuzhinë bamirësie në Ukrainë, në pronësi të kuzhinierit të famshëm Jose Andres, është sulmuar duke u shkatërruar totalisht nga një raketë në qytetin verilindor të Kharkiv.

18:34
Zgjedhjet në degët e PD-së, zgjidhet me 61 përqind të votave kryetari në Prrenjas

Procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në degën e Partisë Demokratike në Prrenjas, është mbyllur tashmë ku me 61 përqind të votave është zgjedhur kryetar Arjan Karriqi.

18:32
Përmirësohet situata e covid, 16 infektime dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, janë kryer 772 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Gramsh.

18:32
“Kam kaluar shumë”, këngëtari tregon se si e ka përjetuar momentin kur djali i tij tre vjeçar u diagnostikua me kancer

Këngëtari, Michael Buble ka treguar në një intervistë se si jeta e tij u ndryshoi pasi djali i tij Noah, u diagnostikua me kancer.

18:29
Mbrojtja amerikane: Rusia ka shtuar forcat në jug dhe lindje të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Rusia ka shtuar 11 grupe batalionesh në forcat e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës që nga fundi i javës së kaluar, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, duke e çuar numrin total të grupeve në 76.

18:28
Spanja rihap ambasadën në Kiev, Sanchez: Shenjë e re e përkushtimit të qeverisë ndaj popullit ukrainas

Kryeminsitri i Spanjës Pedro Sanchez, ka njoftuar se Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, duke u bërë vendi më i ri që kthen diplomatët e saj në kryeqytetin ukrainas.

18:16
Italiani ‘i pakënaqur’ me sufllaqen, qëllon 4 herë me armë punonjësin e fast-food (VIDEO)

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur “një klient i uritur” nxorri pistoletën dhe qëlloi katër herë me të punonjësin e sufllaqes sepse e la të priste gjatë ose se nuk ishte i kenaqur me porosinë e tij.

18:15
Sapo ishte fejuar, 27-vjeçari vritet nga rusët në Lviv/ Para sulmit po pinte kafe me kolegët

Mes viktimave nga sulmet e ndodhura mëngjesin e sotëm në Lviv të Ukrainës ishte edhe një 27-vjeçar, i quajtur Yury Baran.

18:10
Lindi foshnjën në ambientet e tualeteve në QSUT, reagon “Shoqata e Infermierëve”: Vajza nuk na tregoi se ishte shtatzënë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një vajzë ka lindur foshnjën e saj në ambientet e tualetit të e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

18:03
Petkoviç i sheh si kërcënim deklaratat e Kurtit për marrëveshjen e targave

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se për marrëveshjen për targat, parimi i reciprocitetit është i “padiskutueshëm dhe i panegociueshëm”.