Habit kapiteni i United: Të ndalim Liverpool-in drejt 4 trofeve? Nuk na motivon!

18/04/2022 22:42

Manchester United zbret mbrëmjes e së martës në Anfield përballë Liverpool në një nga ndeshjet kyç të Djajve të Kuq për të arritur objektivin sezonal, kualifikimin në champions sezonin e ardhshëm.

Sakaq, njihet rivaliteti mes dy klubeve nga më gjigandet e Premier League, teksa të kuqtë në këtë sezon kanë treguar një ecuri fantastike ndërsa kanë mundësinë të fitojnë katër trofe si askush tjetër.

Mirëpo, fakti që United ka mundësinë të bëhet pengesë në këtë arritje të Liverpool, çuditërisht nuk motivon kapitenin e Manchesterit, Harry Maguire. Një deklaratë ndoshta për të ulur presionin kjo nga ana e mbrojtësit, i cili shton se ajo disfatë 0-5 në fazën e parë ndaj Liverpool ka qenë për të pika më e ulët e sezonit.

“Nuk mendoj se bën pjesë në motivimin tonë të ndalim Liverpool-in të koleksionojë katër trofe në këtë sezon. Ne kemi motivim të shkojmë në Anfield dhe të fitojmë ndeshjen duke marrë tre pikët dhe duke lumturuar tifozët tanë. Tifozët kanë vuajtur së bashku me ne në këtë sezon dhe kanë qenë të shumtë në numër kudo kemi luajtur. Do të ishte një dhuratë e bukur për ta të fitojmë në Anfield, mendoj se ky është motivimi jonë më i madh.

Ajo humbje 0-5 e fazës së parë ndaj Liverpool sigurisht që ka qenë pika jonë më e ulët në këtë sezon, një nga pikat e mia më të ulëta edhe në karrierë”, u shpreh Maguire.

Top Channel