Këngëtarja Rita Ora me anë të një postimi në Instagram u tregoi se ka adoptuar një qen  që tashmë e quan “fëmijën” e saj të vogël. Ajo e ka adoptuar qenin nga një strehimore e shpëtimit të kafshëve.

31-vjeçarja ndjek hapat e kolegëve të saj si: Dua Lipa dhe Ariana Grande për t’u përfshirë në fushatën “Adopt don’t shop”, pasi mori qenushin nga Fondacioni Labelle, shkruan DailyMail.

Fushata inkurajon njerëzit që të adoptojnë qen nga strehimoret apo qendrat e shpëtimit të kafshëve.

“Zonja dhe zotërinj, njihuni me Honey-n. E shpëtova me The Labelle Foundation fantastike, faleminderit që më ndihmuat të gjej fëmijën tim të vërtetë, jam e lumtur që mund të ndihmoja të gjeja një shtëpi për këtë vogëlushe. Vazhdoni në postimet tjera për të dëgjuar fjalë për fjalë gërhitjen më të fortë në botë. (Oh, ata nuk më paralajmëruan për këtë. Por a më intereson, Jo! Ajo është shumë e lezetshme) dhe një fotografi e imja me një qen të rremë kur isha e vogël”, shkroi Rita.

Këngëtarja po korr shumë sukses jo vetëm në muzikë po edhe në fushën e modës, pasi thuhet se ajo ka nënshkruar një marrëveshje të re në vlerë gjashtë milion euro, për t’u bërë imazhi promovues i brendit “Prada”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel