Në ish-lagjen e Lulzim Bashës zyra e cila mban ende logon dhe sloganin e ish- kredemokratit ka mbyllur dyert. Por  pak metra më tutje një zyrë  e re që mban ngjyrën dhe logon e re të PD, po mbahen zgjedhje për kryetar.

Edhe pse duket si proces normal,  dega 8 e cila konsiderohet si zonë e djathtë reflekton  ndarjen e thellë të demokratëve në bazë si dhe problametikat e këtij procesi që po kundërshtohet nga kritikët, për dy arsye: Mungesën e garës së ndershme  dhe pjesëmarrjen e ulët. Për këtë të fundit flasin vetë shifrat. Deri në  mesditen e  së hënës, në njësinë 8 ku rezultojnë  të jenë 1.100 anëtarë aktivë,  pjesëmarrja ishte e vakët, rreth 13%.

Mbi 30 degë kanë   kanë mbyllur procesin dhe kanë shpallur  1 fitues brenda lloit: në asnjë rast  fituesi nuk rezultoi nga pala  kundërshtare, ajo e Bashës. Por, ajo që përbëri lajm për mediat  ishin shifrat   e pjesmarrjes. Në nisje të procesit në degën  e parë ku u mbajtën zgjedhjet atë të  Mallakastrës  zyra e shtypit  e selisë  blu nuk u kursye  në  të dhëna. Krahas fituesit njoftimi  shoqërohej   me të dhënat e pjesmarrjes.

Me kalimin e ditëve shifrat u  reduktuan dhe në media u shpërndanë vetëm përqindjet e kandidatëve, si në rastin e Fierit, Selenicës dhe Fushë-Krujës apo edhe  Roskovecit.

Mungesa e shifrave për pjesëmarrjen ngritën  pikëpyetje  mbi procesin.  Rasti me flagrant është ai i Pogradecit,  ku më shumë se gjysma e anëtarëve të kësaj dege bojkotoi procesin. Të  dhënat  nga terreni treguan që nga 1.575 anëtarë  morën pjesë në  zgjedhje vetëm 703 demokratë, pra vetëm 44.6% .

Problemet nuk munguan as në Kukës, degën e parë që  nxori në pah mungesën e garës së ndershme, pasi edhe  pse  kandidati Irel Elezi u tërhoq , zgjedhjet nuk u anuluan përkundrazi kandidati i vetëm  Admir Sinamati,  u shpall fitues  me 669 vota. Kandidati Elezi  dha si arsye të tërheqjes  manipulimin e listave, një problem i  cili sot nga Korca u pranua edhe nga Edith Harxhi , e cila n garën për  drejtimin e PD e  vuajti vetë  mbi kurriz  një problamatikë të tillë.

Listat në përgjithësi kanë qënë lista problematike këtë duhet ta themi, për arsye të ndryshme historiku gjatë viteve të fundit të Partisë Demokratike dhe të regjistrimit të anëtarëve, mospërputhjes, rakordimit të listave të degëve me selinë qëndrore.

Krahas kundërshtive dhe thirrjeve  të kritikëve që procesi në bazë të anulohet  Sali Berisha vijon  të rifresktojë  strukturat i  pashqetësur,  duke reflektuar, jo thjesht të  shkuarën  problematike të  Partise Demokratike në raport me votën, por dhe të tashmen e përcarjes së saj të thellë. Por a do jetë ajo e përkohshme, apo një përcarje pa kthim?

Top Channel