Ndonëse pritej me interes, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për çështjen ‘Rakipi’, pas sanksioneve ekonomike që SHBA vendosi ndaj ish deputetit.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik.” -mësohet të jetë shprehur në mbledhje kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Departamenti amerikan i Thesari vendosi sanksione të ashpra ekonomike pak ditë më parë ndaj ish-deputetit Rakipi.

“Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar, në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim.”

Në seancë plenare, i biri i tij deputet Orlando Rakipi deklaroi se sanksionet e vendosura nga SHBA do të apelohen.

Top Channel