OKB-ja publikon numrin e viktimave nga sulmet në qendrat shëndetësore që nga fillimi i luftës

18/04/2022 22:07

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar numrin e viktimave  të cilët kanë humbur jetën  nga sulmet ruse në qendrat e kujdesit shëndetësorë.

“Ka pasur të paktën 73 persona të vrarë dhe 52 të plagosur në 136 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Sipas CNN ai tha se sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor në Ukrainë aktualisht përbëjnë më shumë se 68% të të gjitha sulmeve ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën që nga fillimi i vitit.

Deri më tani sipas statistikave rreth 4.9 milionë ukrainas janë larguar në vendet fqinje ndërsa 7.1 milionë njerëz të tjerë zhvendosur brenda Ukrainës.

OKB-ja ka më shumë se 1,300 staf në terren në Ukrainë, duke punuar në tetë qendra në të gjithë vendin.

Ukraina është prej disa javësh në luftë duke shkaktuar një numër të lartë viktimash të cilat rriten dita ditës.

 

Top Channel