Saimir Korreshi në “Top Story”: PD është në ditët më të vështira, nuk kandidoj në këto zgjedhje, jam deputet

18/04/2022 21:30

Deputeti i PD-së për Lushnjën Saimir Korreshi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ se nuk do të rikandidojë për kryetar në degën e PD-së në Lushnjë pasi tashmë mban postin e deputetit.

Ai shtoi se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen për tre ditë në të gjithë seksionet dhe grupseksionet. Korreshi tha se në zgjedhjet e 6 marsit nuk ishin të besueshëm dhe Bashkinë arriti ta merrte PS-ja edhe pse një pjesë e saj ishte në burg

Korreshi: Zgjedhjet janë çështje fryme, njerëzit na besojnë nëse ne jemi të besueshëm. Në këto kushte nuk na kanë besuar i gjithë qyteti i Lushnjës në një kohë kur Bashkia ishte e gjitha në burg. Sot situata në bazë është e trishtueshme. Zgjedhjet në PD e kanë agravuar më tej situatën, Ne përpos të pasurit Ramën përballë, kishim edhe gjënë më të trishtueshme në botë, Komisionin e Rithemelimit. Partia Demokratike është në ditën më të zezë më të vështirë. Duhet të shtyhej procesi zgjedhor e të gjendej një gjuhë e përbashkët. I kemi kërkuar grupit parlamentar të gjejmë një zgjidhje. Si është zgjidhja reale? Para disa ditësh kuptova se forca e bazës nuk mund ti imponohej qendrës.

Prisni të shkarkoheni?

Unë nuk rikandidoj, Së pari sepse një deputet nuk mund të kandidojë për kryetar dege. Së dyti nuk mund të bëhen zgjedhje për tre ditë e të bëhet rikonstrukturim i degës. Kemi patur një takim para disa ditësh me grupin e rithemelimit. Pyetja qe kam është a i duhen Berishes, votat e demokrateve qe mbeshteten kandidatin e Lushnjes ne zgjedhjet vendore.

Top Channel