Një 25-vjeçar që dyshohet se drejtonte makinën nën efektit e drogës është arrestuar në kryeqytet.

Shtetasit me iniciale J.Ç iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike”, njofton policia.

25-vjeçari do të hetohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel