“Berisha duhet të bëje hapa pas”/ Çupi- Xhaferrajt: Mos kërkoni zgjidhje nga Amerika, krimin e bëri këtu

18/04/2022 21:52

Mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, ka patur debate rreth mënyrës që duhet ndjekur për bashkimin e demokratëve.

Deputeti i PD në Durrës Ferdinand Xhaferri, është shprehur se çdo individ që do që PD-ja të ecë para, duhet bëje presion që Berisha të bëje hapa pas.

Nga ana tjetër analisti Frrok Çupi tha se PD duhet ta heqë plotësisht historinë e zezë në kuptimin që Berisha të përjashtohet plotësisht. Ai i ka bërë thirrje deputetëve që të mos kërkojnë zgjidhje nga SHBA, pasi Berisha krimet i ka bërë në Shqipëri e jo në Amerikë.

Xhaferri: Fakti që sot bëhet ky emision tregon se pritshëria është tek PD, kjo është ajo çfarë do publiku.

Sokol Balla: Ne presim zgjidhje nga ju por ju nga e prisni?

Xhaferri: Kur dëgjova kur tha se zonja Kim po influencon Gjykatën. Kjo gjë është për tu vlerësuar sepse i thirri zonjë. Çështja që ne kemi për të zgjidhur është se Berisha nuk e çon PD-në gjatë fitores. Rama tregoi se sa i kishte djegur raporti i DASh sepse tha se ishte copy paste. Raporti godiste tek themeli i zgjedhjeve. Nga ana tjetër kemi non gratat. Unë kompleks kam vetëm tek anëtarët e PD, për Berishën nuk kam patur në 2008 jo tani. Tani janë 6 mandate të provuara deputeti.

Çupi: Xhaferri në diskursin tuaj keni kapërcyer realitetin dhe vazhdoni të krijoni PD-në si Iluzion. Po kapërceni qëndrimin e PD-së ndaj Amerikës. Ju e doni dhe Berishën dhe PD-në.

Xhaferri” I gjithë problemi është që Berisha të bëje një hap mbrapa. Pra çdo individ i përgjegjshëm që do që e djathta të ecë përpara duhet të bëje presion që Berisha të bëje një hap mbrapa

Çupi: PD duhet të heqë historinë e zezë. Nëse nuk keni bërë këtë nuk mund të ‘mbillni asnjë pemë’. Berisha nuk e ka vërë krimin në Amerikë që ta ndjekë Amerika. E ka bërë këtu.

 

Top Channel