Fiks Fare/ Katër herë tender për një kanal vaditës, që nuk funksionon. 8 mln lekë nuk dërguan ujë në tokat bujqësore, në procedurë edhe dy tendera të tjerë…

18/04/2022 20:40

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Bashkisë Dibër ku për një kanal vaditës ka dhënë plot 4 tendera dhe ende kanali nuk është vënë në funksion.

Në Fiks u ankua një qytetar se një kanal vaditës në afërsi të qytetati të Peshkopisë, prej 30 vitesh nuk është egzistues. Kanali mundësonte vaditjen e tokave bujqësore të lagjes Dobrovë në Peshkopi, ndërsa Bashkia e Dibrës ka bërë deri më tani dy procedura tenderuese për rehabilitimin e kanalit Lixha-Dobrovë. Sipas qytetarit, disa firma dhe kanë bërë punime, po i kanë bërë pjesë- pjesë. Sipas tij, punimet janë të dobëta, vende- vende kanali është shkatërruar.

Gazetarët e Fiksit panë nga afër kanalin vaditës dhe treguan me anë të pamjeve se në një vend ka shëmbje të kodrës megjithë kanal. Firma ka vendosur një tub plastikë i cili është shtypur dhe nuk mundëson kalimin e ujit nga njëra anë në tjetrën.

Në  një vend tjetër, në afërsi të varrezave të qytetit, ku sipas banorëve, kanali nuk është bërë me pjerrësi që të kalojë uji, por uji kthehet mbrapsht. Pikërisht në këtë vend, është shëmbur kanali…

Fiks Fare ka siguruar dokumentet e dy tendereve, ku fillimisht në vitin 2018 është akorduar një shumë prej 2.5 mln lekë të rinj. Firma fituese duhet ta bënte kanalin për 20 ditë.  Ndërkohëe, 1 vit më vonë, përkatësisht në 2019, Bashkia e Dibrëes hapi të njëjtin tender rehabilitim kanali vaditës Lixha-Lagjja Dobrovë, kësaj here me fond limit 7 mln lekë. Fituesi u shpall firma Kevin Konstruksion me vlerë 5.6 milionë lekë. Sërish afati ishte 20 ditë… por, megjithëse u shpenzuan mbi 8 mln lekë, sërish s’ka ujë në tokat bujqësore.

Fiksi u interesua edhe pranë drejtorisë  Bujqesore dhe e Pyjeve. Drejtori në një instervistë për fiksin  tregon se janë bërë dy tendera për këtë kanal. Sipas tij, tenderi i parë ishte vetëm për një pjesë të kanalit, pasi s’kishte fonde. Ndërkohë, u be tenderi i dytë për plotësimin e punimeve, por sërish  uji nuk shkon në tokat bujqësore. Ai thotë se bashkia s’e ka marrë në dorëzim ende kanalin për shkak të defekteve, por pohon se bashkia i ka mbajtur edhe një shumë garancie që është 5 % e të gjithë vlerës, ose 280 mijë lekë të rinj. Drejtori thotë se me këtë fond do të bëhet një tender i ri për rehabilimin e kanalit. Por kur gazetarët e pyesin sërish tender për të njëjtin kanal,  drejtori pohon se do e bëj firma egzistuese!!!

Ndërkohë që tenderat nuk kanë përfunduar me kaq, pasi edhe pjesa e shëmbur e kanalit  është futur në një tender tjetër, ku e kanë shtuar si zë në rehabilitime kanalesh egzistuese në të gjithë Bashkinë e Dibrës…

FOTO GALERI
1/10

Top Channel