E enjte, 03 Nëntor 2022
14:56
20 shkolla, kopshte e çerdhe të reja vetëm në Njësinë 2, Veliaj prezanton buxhetin me banorët: Kemi bërë shumë punë në çdo lagje të Tiranës, kemi mbajtur premtimet

Tre shkolla të reja, 8 të rikonstruktuara, 6 kopshte dhe 3 çerdhe janë disa nga punët e mira të realizuara vetëm në Njësinë 2 të Tiranës.

14:52
Samiti i Berlinit, Ramës s’i del e keqja me deklaratën e Bravermen: Të shënjestrosh një komunitet s’tingëllon shumë britanike, por si britmë nga një çmendinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila shënjestroi shqiptarët që shkojnë në Britani gjatë një dekalarate të disa ditëve më parë.

14:48
Sulmohet stacioni policor kufitar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në stacionin policor kufitar në fshatin Jasenovik të Zubin Potokut.

14:43
“Proçesi i Berlinit, sekreti i rajonit të bashkuar”, Rama: Samiti i ardhshëm në Tiranë. Pres me padurim liberalizimin e vizave për Kosovën

Procesi i Berlinit, është sekreti i një rajoni sot të bashkuar, ndërsa Europa numëron ditë të ndërlikuara. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama në përfundim të samitit në Berlin, ku u shpreh optimist për tre marrëveshjet e nënshkruara sot me vendet e rajonit. 

14:42
Ndryshimet klimatike: Akullnajat do të zhduken deri në vitin 2050, sipas raportit të OKB

Akullnajat në të gjithë globin, duke përfshirë ato të fundit në Afrikë  do të zhduken në mënyrë të pashmangshme deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, thotë një raport i OKB-së.

14:36
Samiti i Berlinit, Von der Leyen: KE jep 1 miliard euro në grante si mbështetje të menjëhershme financiare

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelarin, Olaf Scholz dhe kryeministri Edi Rama tha se komisioni do të japë 1 miliardë euro në grante si mbështetje të menjëhershme financiare.

14:35
Kylie Jenner zbulon pse u vesh me fustanin e nusërisë në Met Gala 2022

Kylie Jenner zbulon pse zgjodhi fustanin e saj të nxehtë të nusërisë për pamjen e saj në Met Gala të vitit 2022 në episodin e kësaj jave të The Kardashians.

14:34
Procesi i Berlinit/ Scholz: Në Ballkanin Perëndimor tashmë do lëvizet me karta, do jepen një mld euro grante

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili mirëpriti ditën e sotme në Gjermani liderët e Ballkanit Perëndimir, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, ka theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

14:31
Ka luajtur vetëm 19 minuta në Premier League, mesfushori holandez humb Botërorin

Donny van de Beek nuk do të jetë në Botërorin “Katar 2022”.

14:26
Kim takim me prokurorët e posaçëm: Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për joshje, SPAK i përqendruar që të japë rezultate

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pas takimit  me kreun dhe prokurorët e SPAK tha se pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për joshje, SPAK është i përqendruar që të japë gjithnjë e më shumë rezultate për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

14:14
Deklarata e Bravermen/ Pas Ramës, reagon edhe Princ Leka: Dështimet e ligjit britanik s’janë përgjegjësia jonë

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Princ Leka ka reaguar pas deklaratës së  Sekretares së  Brendshme të Anglisë , Suella Braverman, e cila hodhi akuza të rënda ndaj shqiptarëve.

14:11
Akuzohet për përdhunim, Gjykata e Athinës lë në burg Spartak Dyrmishin

Gjykata e Athinës ka vendosur të lërë në burg Spartak Dyrmishin, 45-vjeçarin e akuzuar për 1 përdhunim dhe 2 tentativa përdhunimi.

14:10
“Rama të japë dorëheqjen mos sakrifikojë më bedelat e tij”, Meta: 12 nëntori dita e llogaridhënies

Për Ilir Metën, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë, e të mos presë datën 12 nëntor, ditën kur opozita ka thirrur në protestë shqiptarët, datë të cilën kreu i Partisë së Lirisë, e konsideron si ditën e llogaridhënies.

14:08
Video/ Po përshëndeste turmën, si u plagos ish-kryeministri pakistanez Imran Khan

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan, është plagosur sot në këmbë, pasi një person qëlloi mbi makinat që e shoqëronin.

14:05
Ukraina: Të paktën 74,000 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ukraina ka pohuar se të paktën 74,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës më shumë se tetë muaj më parë.

13:53
Zbulohet letra e Mbretëreshës Elizabetë për Princin William

Një letër e shkruar me dorë nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth drejtuar nipit të saj Princit William është rishfaqur së fundmi pasi u postua në llogarinë e Shtëpisë Mbretërore në Twitter.

13:48
Plagosje me thikë në Vlorë, sherr mes punonjësve të OSHEE-së (Emrat)

Një konflikt i çastiti mes kolegëve të OSHEE-së ka përfunduar me përdorimin e thikës, deri në plagosje.

13:45
Ish kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të rikthehet në pushtet

Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të rikthehet në pushtet, një vit pasi qeveria e tij u rrëzua.

13:40
Banka e Anglisë lufton inflacionin me rritjen më të madhe të normës në 33 vitet e fundit

Banka e Anglisë rriti normat e interesit me tre të katërtat e një pike përqindje të enjten, rritja më e madhe në 33 vjet, teksa përpiqet të frenojë inflacionin në rritje edhe pse ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar po rrëshqet drejt recesionit.

13:37
Dëmtimi i infrastrukturës nga bombardimet ruse, vijon ndërprerja e energjisë në të gjithë Ukrainën

Në Ukrainë ka vijuar ndërprerja e energjisë elektrike pas dëmtimit të infrastrukturës nga bombardimet ruse.

13:36
U arrestua në ambientin e përshtatur si shtëpi bari, Gjykata e Shkodrës lë në burg Altin Palushin

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër la me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin Altin Palushi.

13:22
Sulmohet policia e Kosovës në pikën kufitare me Serbinë

Policia e Kosovës ka njoftuar që mbrëmjen e djeshme, policët që ishin në ndërrim në pikën e Jasenovikut, kanë dëgjuar dy të shtëna radhazi

13:16
Nuk i rezistoi tundimit për të pirë një cigare, pasagjeri i vë zjarrin tualetit të avionit

Një pasagjer në një fluturim El Al midis Tel Avivit dhe Bangkok-ut, i cili po përpiqej të shijonte fshehurazi një cigare në tualet, shkaktoi një emergjencë në ajër kur arriti t’i vinte flakën tualetit.

13:15
​Gjermania mbush objektet e depozitimit të gazit 99.19 për qind

Objektet gjermane të magazinimit të gazit tani janë plot 99.19 për qind, sipas të dhënave më të fundit paraprake nga operatorët evropianë të magazinimit të gazit të publikuara të mërkurën në mbrëmje.

13:12
Falsifikim dokumentesh dhe shitje droge/ Në pranga 7 persona në Tiranë

Shtatë persona janë vënë në pranga, ndërsa dy janë janë nën hetim për vepra të ndryshme penale.

13:05
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u qëllua dhe u plagos në një marshim proteste

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar dhe plagosur gjatë një marshimi proteste në qytetin lindor të Lahore, në një tentativë për vrasje.

12:58
Iu gjetën në banesë armë, mina dhe municione të tjera, Gjykata e Shkodrës lë në burg babë e bir/ Ja çfarë deklaruan në seancë Petrit dhe Gledis Kubazi

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” babë e bir, Petrit dhe Gledis Kubazi.

12:49
Veliaj për ata që flasin kundër ndërtimeve: Vetë jetojnë në kulla e në vila në Lalz, por Tirana është e destinuar të rritet; mirëpresim këdo që vjen për të studiuar e punuar këtu

Gjatë takimit me të rinjtë e Njësisë 2, kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe ata që flasin për ndërtimet, kur tha se Tirana rritet çdo ditë dhe mirëpret të gjithë ata qe duan të ndërtojnë jetën e tyre këtu.

12:47
Barcelona e interesuar, trajneri spanjoll sqaron të ardhmen

Mikel Arteta është lakuar së fundmi si pasuesi i Xavi Hernandez te Barcelona. Ky i fundit nuk po kalon një periudhë të qetë në drejtimin e blaugranave teksa eliminimi nga grupet e Champions League konsiderohet një dështim i madh dhe ka “trazuar ujërat” në klub.

12:40
Zhvarroset një kufomë në Librazhd/ Dyshohet se është këngëtari i zhdukur në 2014-ën, Prokuroria e Elbasanit rihap hetimet

Prokuroria e Elbasanit rihap hetimet për zhdukjen e Renato Hamza këngëtarit të zhdukur në vitin 2014.

12:38
Presin garancinë për jetën, pedagogët asnjë sinjal sot në lidhje me grevën! Sot nuk u zhvillua as protesta simbolike

Sindikata e Pedagogeve ende nuk ka marrë një vendim, por janë duke diskutuar opsione se çfarë do të bëjnë në vijim.

12:34
Qindra kilogramë kanabis me vlerë 500 mijë euro, arrestohet shqiptari dhe greku/ Po e transportonin pranë zonës së Konicës, me furgon të vjedhur

Departamenti i anti drogës se Janinës mundi të sekuestrojë një sasi prej 375 kg kanabis sativa në një operacion të zhvilluar në zonën e Zarorisë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

12:32
I dënuar me 9 vite për përdhunimin e një vajze shqiptare, në Brazil nuk pranojnë ekstradimin e Robinho-s

Në vitin 2013, teksa aktivizohej për Milanin në Itali, Robinho ishte pjesë e një grupi prej të paktën gjashtë personash që përdhunuan në një diskotekë një vajzë shqiptare, e cila ishte duke festuar datëlindjen e saj të 23-të. Në vitin 2019, gjykata italiane e shpalli fajtor ish-futbollistin duke e dënuar me nëntë vite burg.

12:30
Muzetë e Gjirokastrës/ Rikthehen dy hapësira për t’u vizituar

Pas gati një viti restaurimi dy muze të reja i janë rikthyer Gjirokastrës për t’u vizituar.

12:30
​Rreth 13 milionë njerëz të papunë në BE gjatë shtatorit

Shkalla e papunësisë në eurozonë ishte 6.6% në shtator, nga 6.7% në gusht dhe 7.3% në shtator 2021.

12:25
Rebelimi popullor në Iran/ Protestat nuk ndalen që prej vdekjes së 22-vjeçares në polici

Protestat në Iran vazhdojnë intensivisht edhe në ditën e 48.

12:23
I la pas skandalet, Adam Levine shihet në një shëtitje me vogëlushet e tij

Adam Levine u pa në një xhiro me biçikletë të mërkurën së bashku me vajzat Dusty dhe Gio, të cilat ishin në një karrocë shoqëruese, në Montecito të Kalifornisë.

12:20
Takimi në kuadër të Procesit të Berlinit, firmosen tre marrëveshjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz,  ka mirëpritur sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit. Proces i cili sipas kancelarit gjerman  do të nxisë integrimin.

12:20
Samiti në Berlin, Von der Leyen: E lumtur t’i shoh liderët e Ballkanit bashkë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas mbajtjes së Samitit në Berlin.

12:19
Ullinjtë i mbledhin gratë/ Në Konjat të Lushnjës nuk ka kush të vjelë prodhimin

Në fshatin Konjat të Lushnjës është koha e vjeljes se ullinjve, por nuk ka punëtorë.

12:14
Publikimi i listës së SHISH/ Hakerat iranianë nxjerrin emrat e punonjësve

Grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” kësaj radhe ka publikuar një listë punonjësish që i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror.

12:06
Beteja kundër inflacionit/ SHBA rrit normën e interesit, shtrenjtohen kreditë

Rezerva Federale amerikane rriti sërish normat e interesit me 0.75 pikë përqindje të mërkurën dhe tha se beteja e saj kundër inflacionit do të bëjë që kostot e huamarrjes të rriten më tej.

11:49
Nis Samiti i Berlinit, Scholz: Evropa e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz,  ka mirëpritur sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit.

11:44
Presidentja e Kosovës i nënshtrohet një operacioni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni heqjen e tëmthit një ditë më parë në një spital privat.

11:42
“Daily Mail” publikon videon ku dhunohet e moshuara në Kosovë: “Moment shokues!”

“Daily Mail”  ka publikuar në faqen zyrtare të saj rastin e Kosovës, ku infermierja dhunonte të moshuarën në një  video që qarkulloi dje në rrjete sociale.

11:41
Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, aktorja që publikoi pamjet: Po kërcënohem unë dhe persona të tjerë, nuk e kam bërë unë atë video

Aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila ditën e djeshme ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale videon e aktit të dhunës fizike nga infermierja ndaj një të moshuare në një shtëpi për pleq në Pejë, ka bërë me dije se ka marrë shumë kërcënime në rrjete sociale për shpërndarjen e kësaj video nga njerëz të ndryshëm.

11:24
Demokratët duhet të presin/ Apeli shtyn seancën për ankimin e Alibeajt

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për ankimimin e deputetit Enkelejd Alibeaj për statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 17 korrik është shtyrë.

11:23
Zbulohet një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara në Kurbin, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Kurbin ditën e sotme, pasi organizonin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. 

11:21
Ish-deputeti Asllan Dogjani prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë Kamëz

Ish-deputeti Asllan Dogjani ka prezantuar sot kandidaturën në Primare për Bashkinë Kamëz.

11:14
Faktorët e rrezikut të enjtjes së enëve të gjakut/ Kujdesi që duhet të tregoni

Aneurizma është një nga ndërlikimet më të përhapura dhe të rrezikshme që prekin enët e gjakut, kryesisht aortën por edhe trurin.

11:09
U dhunua fizikisht nga infermierja në Pejë, e moshuara dërgohet për ekzaminim psikologjik

E moshuara që u dhunua fizikisht nga infermieria Aurona Pelaj, në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë është dërguar në qendrën e shëndetit mendor për ekzaminim.

11:04
“Procesi i Berlinit përshpejton anëtarësimin në BE”, Scholz: Koha të tejkalohen konfliktet rajonale

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi përshpejtimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë fjalimit të tij hapës në samitin e Procesit të Berlinit.

11:02
“Mendimi i vetëm ishte të qëndroja gjallë”/ Dhuna seksuale nga rusët gjatë luftës, rrëfimet e grave në fshatrat e çliruara të Ukrainës

Ekipi I CNN ka realizuar një reportazh në disa prej fshatrave të çliruara të Ukrainës, ndërsa shoqëroi një ekip hetuesish ukrainas.

10:51
Targat/ Borrell takim me Kurtin në Berlin: Djegia e makinave e papranueshme, marrëveshjet duhet të respektohen

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i ka quajtur të papranueshme veprimet përçarëse në Kosovë, si djegia e makinave të serbëve të cilët i kanë konvertuar targat ilegale në RKS.

10:44
Shtatë anije me 10 mln tonë eksporte ukrainase largohen nga portet e Detit të Zi

Shtatë anije që transportonin 10 milionë ton produkte bujqësore ukrainase janë larguar nga portet e Detit të Zi mëngjesin e sotëm, ka njoftuar ministria e infrastrukturës së vendit. 

10:43
‘Superheronjtë’ kapin tregtarët e drogës në Peru

Katër policë peruan u maskuan si personazhe të Marvel për të kryer një bastisje droge në Peru.

10:35
Alarm mbi Japoninë në mesnatë, dyshohej për sulm me raketë nga Koreja e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi ​​një ndërkontinentale (ICBM) të enjten, por ajo dështoi në mes të fluturimit, tha ushtria e Koresë së Jugut.

10:34
Zbardhen katër vjedhje në Durrës, vihet në pranga 21-vjeçari banues Berat

Katër vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit, në qarkun e Durrësit janë zbardhur dhe është vënë në pranga autori i tyre.

10:34
Zyrtarët ukrainas: Nuk e përdorëm kurrë korridorin e grurit të Detit të Zi për qëllime ushtarake

Ukraina nuk e përdori korridorin e grurit të Detit të Zi për qëllime ushtarake dhe asnjëherë nuk kishte ndërmend ta bënte këtë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme. 

10:22
Këngëtarja Taylor Swift konfirmon turneun e saj “The Eras”!

Së fundmi, këngëtarja Taylor Swift ka njoftuar turneun e saj të ardhshëm “The Eras”.

10:20
Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE

Në kuadër të Procesit të Berlinit 2.0, të rinjtë nga vendet e BP, kritikuan procesin e ngadalshëm të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

10:15
Dhuna ndaj të moshuares në Pejë, policia jep detaje! Veprat penale që rëndojnë mbi infermieret

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku një e moshuar është sulmuar fizikisht nga infermieret.

10:13
Sapo morëm vesh që e kemi shqiptuar gjithë kohës gabim emrin e këngëtares Adele

Së fundmi një fanse e ka shqiptuar saktë emrin e Adele dhe këngëtarja është emocionuar.

10:07
Angli/ Lutja e xhaxhait shqiptar në qendrën e dëbimit: Ky është nipi im ma ktheni

Një shqiptar i dëshpëruar është përpjekur të ndalojë një autobus që po transportonte azilkërkues  nga objekti i emigracionit në Manston.

09:57
Ushtria ukrainase raporton për sulme të reja ruse

Donjecku, Luhansku dhe disa rajone tjera ukrainase janë përballur sërish me sulme ruse, kanë thënë të enjten zyrtarët ukrainas.

09:48
“E kam kërkuar disa herë”/ Beniada për marrëdhënien me Einxhel: Gjërat duhet të diskutohen mes nesh jo në media, po ta takoj do e përqafoj

Ish-banorja e BBV Beniada Nishani e pranishme ditën e sotme në Wake Up, ka komentuar ndër të tjera edhe për marrëdhënien me moderatoren Einxhel Shkira.

09:15
Hungarissimo sjell shkëlqimin e Hungarisë në Tiranë

4iG, investitori hungarez i ALBtelecom dhe ONE mbështet Hungarissimo, i cili sjell Javën e Kulturës Hungareze, me një sërë eventesh unike

09:15
Si të pastroni mushkëritë nga nikotina me gjithçka natyrale

Duhani është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në Tokë.

09:12
Konsumoi shalqi të helmuar, humbet jetën ylli i MMA. Bashkëshortja në spital!

Ylli rus i MMA, Alexander Pisarev ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare. Një tragjedi teksa luftëtari, së bashku me bashkëshorten e tij u gjetën të pandërgjegjshëm në apartamentin e tyre nga babai i sportistit.

08:28
Shtrenjtimi i energjisë në Gjermani nxit deindustrializimin

Muajt e fundit janë vënë në pikëpyetje shumë principe bazë të modelit ekonomik të Gjermanisë. Si mund të vazhdojë Gjermania të mbetet vend industrial?

08:24
Biden: Demokracia amerikane është në rrezik

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërkurës ndërsa vuri theksin tek rreziku që i kanoset demokracisë nga gënjeshtrat e ish-Presidentit Donald Trump dhe dhunës që frymëzojnë ato.

08:06
Aksident i katërfishtë në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, nuk ka të lënduar

Një aksident i katërfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë.

07:56
Pritet ulje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Sipas Meteoalb, […]

E mërkurë, 02 Nëntor 2022
22:57
Investoi 20 milionë euro për një hotel luksoz, gërmimet shokojnë Gerard Pique!

Telashet nuk po i ndahen Gerard Pique. Mbrojtësi spanjoll u nda nga këngëtarja e njohur Shakira, teksa ka humbur edhe postin e titullarit te Barcelona, ekip ku ka fituar plot 30 trofe.

22:55
Policia në veri të Kosovës sfidon Prishtinën zyrtare: Nuk lëshohen fleta qortimi për targat

Policia ne veriun me shumicë serbe të Kosovës sfidon vendimin e Prishtinës zyrtare duke refuzuar të zbatojë vendimin e qeverisë për shpërndarjen e të ashtuquajturave fleta qortimi për shoferët që mbajnë targat e lëshuara nga Serbia, të konsideruara të paligjshme nga autoritetet kosovare.

22:47
Fondi Monetar Ndërkombëtar monitoron zhvillimet në marrëveshjen e eksportit të grurit në Ukrainë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka deklaruar se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet mbi një marrëveshje që liron eksportet e drithërave nga Ukraina, pasi Moska ndryshoi kursin dhe tha se do të rifillonte pjesëmarrjen e saj.

22:46
Gazi në Europë do bjerë 30%, Goldmann Sachs: Rënie çmimi i energjisë!

Çmimi i gazit natyror në Europë do të bjerë me rreth 30% në muajt  ardhshëm, sipas Goldman Sachs që parashikon një epërsi të përkohshme të vendeve të kontinentit të vjetër gjatë periudhës në fjalë në raport me problemet e furnizimeve.

22:42
Për herë të parë, Arbër Çepani rrëfen historinë e dashurisë me Arnita Beqirajn dhe eksperiencën në “DWTS”

Për herë të parë, Arbër Çepani dha një intervistë televizive së bashku me partneren e tij, Arnita Beqirajn.

22:40
Çfarë dihet për ngritjen e re të gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë

Gatishmëria luftarake e Ushtrisë së Serbisë është ngritur për shkak të dronëve që kanë hyrë nga Kosova në Serbi dhe që kanë vëzhguar pozicionet dhe objektet e ushtrisë serbe.

22:30
Goca&Gra/ Ja dubla ku Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë debatuar më shumë!

Regjisori Eduart Grishaj ka publikuar filmin “Sofia”, ku në kastin e aktorëve bën pjesë edhe partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani.

22:21
OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të misionit paqeruajtës dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë.

22:04
Armina Mevlani u drejtohet burrave: Ose bëni punët e shtëpisë, ose paguani dikë të pastrojë!

“Burri nuk të ndihmon në shtëpi, a mund të shkohet deri tek ndarja?”- ishte kjo tema e diskutimit sonte në “Goca dhe Gra” dhe mendimi i përbashkët i moderatoreve ishte “po, nëse kjo është e vazhdueshme”.

21:58
Spanja do të dërgojë paketë të re ndihme ushtarake në Ukrainë

Ukraina do të marrë një paketë të re ndihme ushtarake nga Spanja, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore.

21:54
A tremben meshkujt nga një vajzë e suksesshme si ajo? Ina Kollçaku tregon lidhjen më të gjatë

Ina Kollçaku është një nga vajzat më të suksesshme dhe më të dashura për publikun.

21:50
Barça dhe Milani në garë për titullarin e Chelsea, flet agjenti: Ju tregoj të vërtetën

Jorginho ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Chelsea.

21:47
Luanët arratisen përkohësisht nga kopshti zoologjik i Sydney, zona vihet në izolim (fotot)

Vizitorët që po kalonin natën në kopshtin zoologjik të Sydney si pjesë e një eventi të veçantë të parkut, duket se morën më shumë emocione nga sa prisnin pasi pesë luanë u arratisën nga ekzibicioni duke bërë që autoritetet të vendosnin izolimin e përkohshëm të zonës.

21:33
Të lodhur dhe rraskapitur/ Fëmijët e të moshuarit ukrainas largohen nga vendi i tyre, mbërrijnë në Krime (Fotot)

Të lodhur dhe dërrmuar, ukrainasit civilë janë larguar nga vendi i tyre, për shkak të luftës.

21:31
PD futet e ndarë më 14 maj, Alibeaj: Po organizohemi të futemi në zgjedhje, nuk shkon “hajde më njih mua”!

Pas mbledhjes me anëtaret e Kryesisë së PD që zgjati tre orë, Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar edhe njëherë përçarjen e PD në zgjedhjet vendore të 14, majit e cila do të garojë e ndarë.

21:22
“I ra në kokë” për policin nga Fieri, Ina Kollçaku tregon historinë në “Goca dhe Gra”

Ina Kollçaku, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ndau me moderatoret e emisionit më shumë për historinë që ka bërë publike në “Instagram”, ku tha se i mbeti në mendje një polic në Fier.

21:16
Dënohet me burgim të përjetshëm autori i vrasjes së 17 personave në shkollë në SHBA

Një gjyqtare në Florida dënoi me burgim të përjetshëm Nikolas Cruz, personin që vrau me një armë gjysmë automatike 17 persona, mes tyre nxënës dhe anëtarë të personelit të një shkolle në Parkland.

21:12
A mund të zhvillohet artriti si rezultat i kërcitjes së gishtave? Flasin ekspertët

Të gjithë ose shumica e njerëzve kur janë nervozë kalojnë duart nëpër flokë, prekin fytyrat, kafshojnë thonjtë, shtrëngojnë buzët apo kërcasin gishtat e tyre.

21:02
Vitamina D kundër reumatizmës dhe artritit, si të përfitoni prej saj

Vitamina D është shumë e rëndësishme për mirëqenien e të gjithë organizmin. Mjaftojnë 15 minuta në diell që trupi të prodhojë vitaminë D.

20:55
Rruga ‘u mori’ tokën! Pas 7 vitesh, banorët ende nuk janë kompensuar

Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak, të Beratit ankohen në Fiks Fare se ende nuk janë kompensuar për tokën që u është marrë në zgjerimin e rrugës nacionale Lushnjë-Berat. 

20:45
“Fitove 5 milionë euro”/ Fiks Fare “kap” afrikanët që mashtrojnë të moshuarit në internet

Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fare se disa persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale se “kishte fituar 5 milionë euro”. Megjithëse, i moshuari s’kishte marrë pjesë në ndonjë lotari!

20:37
Mesazh nga samiti i Berlinit: Kosova, “jo mollë sherri në rajon”, priten marrëveshje!

Marrëveshje, fonde për reformimin energjisë në rajon, por edhe mesazhe të qarta: kjo është ajo çfarë pritet nga samiti i Berlinit, dhe i pari prej këtyre mesazheve mbërriti tashmë.

20:30
Trump po përgatit rikandidimin në SHBA, rritje dramatike e shpenzimeve për kandidatët!

Është përfolur prej kohësh, por tani duket më e prekshme mundësia që Donald Trump të përgatisë rikandidimin për Shtëpinë e Bardhë.

20:22
Ish-mjeshtri i kamuflazhit në CIA, tashmë ndihmon njerëzit me proteza

Për gati tre dekada, Robert Barron, ka krijuar proteza silikoni për njerëzit që kanë humbur gjymtyrët, apo pjesë të fytyrës, për shkak të një sëmundjeje apo një lëndimi.

20:16
“Brazili i fortë, Franca super! Gjermania mbërrin në gjysmëfinale, i mungon… Klose”

Sami Khedira ishte një nga protagonistët në triumfin e Gjermanisë në Botërorin Brazil 2014.

20:12
Llojet e dhimbjeve të kokës, kur duhet të shqetësoheni

Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor.

19:50
Si u dhunua e moshuara në azilin e Pejës, rrahja u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale

Një e moshuar rezidente në Shtëpinë e Pleqve në Pejë është dhunuar fizikisht nga punonjëset e institucionit.