Analisti Bledian Koka në një lidhje me skype në emisionin Top Talk tha se Roland Bejko ndodhet në krah të Erion Veliajt për të rrëzuar Belind Këlliçin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Koka u shpreh se kandidati i Partisë Demokratike e di që nuk do të fitojë zgjedhjet dhe ka zgjedhur si mënyrë të jetë krah Veliajt.

Koka: Bejkon e shoh në krah të Veliajt, do doja mos ta shikoja kështu për vlerësimin që kam për zotërinë, për kapacitetin, integritetin, është e qartë që angazhimi nuk ka lidhje as me një vetëbesim, as ai vetë nuk e beson që do ta fitojë garën. I vetmi qëllim në këtë fushatë në logon e vjedhur të Partisë Demokratike nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër veç se të shkojë kundër shumicës që edhe vetë sonadazhet tregojnë kush dhe kë duan demokratët apo shumica e opozitarëve në kryeqytet dhe pa diksutim mbështetja është për zotin Këlliçi. Kandidatët e tjerë po përjashtoj zotin Qori që ka tentuar të ngrejë një identitet politik të vetin të pavarur as nga e majta as nga e djathta megjithëse dihet që është shumë i majtë, kandidaturat e tjera janë lëvizje politike dhe taktike politike të njërit krah apo tjetrit për të dëmtuar kundërshtarin, prezenca e zotit Bejko nuk i bën aspak nder në këtë garë sepse është e qartë që i vetmi qëllim që ai ka është për të dëmtuar atë që është partia e tij dhe që është e demokratëve.

Top Channel