Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë një diskutim dedikuar këpucëve me takë dhe “pushtetit’ që i japin një gruaje.

Një histori interesante ishte ajo e Anës, mësueses nga Lushnja që ka një jetë në majë të takave.

80 vjeçarja tregoi se si e motra i kishte blerë takat kur ishte shumë e re dhe përballjen me mentalitetin dhe paragjykimet e asaj kohe.

“Dola me burrin dhe kur po ktheheshim në shtëpi, punëtorët kishin hapur një kanal. Sa e pashë nga larg thashë “unë s’e kaloj dot atë”. Im shoq ishte shumë i prerë dhe më tha që nëse s’e kaloja dot, le të bija brenda. Unë pa mbaruar fjalën, sa hodha këmbën, njëra ra brenda dhe tjetra ngeli jashtë. ‘Aty rri më tha burri’ dhe kur dola hajt ta kapja më atë”, kujtoi Ana.

Top Channel