Kina nis “pushtimin” e Tajvanit: Ushtria fillon rrethimin stërvitor të ishullit!

08/04/2023 10:46

Ushtria e Kinës ka filluar provat për rrethimin e Tajvanit përgjatë tre ditë stërvitjesh ushtarake në zonë.

Pekini që e konsideron ishullin një provincën të shkëputur të vendit, e cilësoi operacionin si një “paralajmërim përfundimtar” për qeverinë tajvaneze. Manovrat detare nisën vetëm pak orë Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen u kthye nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin lidershipi kinez nuk e pa që në fillim me sy të mirë.

Ministria tajvaneze e mbrojtjes njoftoi se 42 avionë ushtarakë kinezë dhe tetë anije kaluan vijën përcaktuese të ngushticës së Tajvanit, e cila ndan në mënyrë jo zyrtare territorin kinez me atë tajvanez. Media shtetërore kineze tha se në kuadrin e stërvitjeve ushtarake do të “organizohën patrullime dhe avancim përreth ishullit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm dhe një qëndrim parandalues”.

Ajo shton se janë zhvendosur për këtë qëllim “artileri raketore me rreze të gjatë veprimi, destrojerë, anije luftarake, avionë bombardues dhe avionë cisterne për furnizimin me karburant”. Tajvani e konsideron vetennjë shtet sovran, me kushtetutën dhe liderët e tij. Kina megjithatë e konsideron një provincën rebele që përfundimisht duhet të vendoset nën kontrollin e saj, qoftë edhe më forcë nëse është e nevojshme.

Presidenti i Kinës Xi Jinping e ka bërë të qartë se ribashkimi i Tajvanit me Kinën  “duhet të përmbushet”. Presidentja tajvaneze Tsai nga ana e saj tha se qeveria tajvaneze do të vazhdojë të punojë me SHBA dhe demokracitë e tjera në kohën kur ishullin përballet me një ekspansionizëm të vazhdueshëm totalitar nga ana e Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA