Spanja rihap ambasadën në Kiev, Sanchez: Shenjë e re e përkushtimit të qeverisë ndaj popullit ukrainas

18/04/2022 18:28

Kryeminsitri i Spanjës Pedro Sanchez, ka njoftuar se Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, duke u bërë vendi më i ri që kthen diplomatët e saj në kryeqytetin ukrainas.

Sanchez u shpreh se rihapja do të jetë një shenjë e re e përkushtimit të qeverisë dhe shoqërisë spanjolle ndaj popullit ukrainas.

Spanja evakuoi ambasadën e saj në Kiev më 27 shkurt, menjëherë pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë. Ajo i transferoi ato funksione në Varshavën fqinje, Poloni, tha zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme spanjolle.

Franca njoftoi javën e kaluar se ambasada e saj në Ukrainë do të kthehej “shumë shpejt” në Kiev nga Lviv, ndërsa Italia tha të shtunën se synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev pas Pashkëve.

Bashkimi Evropian po rifillon gjithashtu praninë e tij diplomatike në Kiev, pasi e zhvendos atë përkohësisht në Poloni pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, njoftoi blloku të premten.

Sllovenia gjithashtu ka rihapur ambasadën e saj në Kiev që nga 28 marsi, sipas Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë.

Top Channel