Sulmet ruse në Kharkiv/ Goditet një qendër bamirësie, plagosen punonjësit

18/04/2022 18:55

Një kuzhinë bamirësie në Ukrainë, në pronësi të kuzhinierit të famshëm Jose Andres, është sulmuar duke u shkatërruar totalisht nga një raketë në qytetin verilindor të Kharkiv.

Katër anëtarë të stafit janë plagosur nga ky shpërthim. Jose Andres, u shpreh në lidhje me ngjarjen se ky është realiteti dhe kjo punë në këto kohë të vështira është një akt heroik guximi.

Një nga partnerët e restorantit të World Central Kitchen (WCK) u godit të shtunën, sipas CEO të kuzhinës për bamirësi, Nate Mook. Me anë të një postimi në Twitter ai tregoi se stafi i plagosur ishte mirë dhe ekipi i restorantit ishte në proces të zhvendosjes së të gjitha produkteve ushqimore dhe pajisjeve të padëmtuara në një vend tjetër në qytet.

“Puna nuk ndalet”, tha ai.

Qyteti verilindor i Kharkiv, i dyti më i madh i Ukrainës, ka qenë nën bombardime të rënda të rregullta që kur Rusia filloi pushtimin e saj më shumë se gjashtë javë më parë.

Top Channel