“S’po shkohet n’shkollë”, protesta e nxënësve në Kosovë, kërkojnë cilësi në arsim

19/04/2022 13:50

Nxënësit në Kosovë këtë të martë kanë lënë klasat dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar për kushtet më të mira mësimore.

Protesta “S’po shkohet n’shkollë” është organizuar nga Këshilli Rinor i Kosovës dhe Këshilli i Nxënësve në Prishtinë.

Tubime po mbahen edhe në 28 komuna të tjera me të njëjtën moto.

Të rinjtë kanë vënë në dukje probleme të arsimit në Kosovë si cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore.

Top Channel