Berisha kërkoi t’i tërhiqnin paratë nga llogaria, reagon Kuvendi: Dieta ishte lapsus…

18/04/2022 19:58

Kuvendi i Shqipërisë ka deklaruar se në llogarinë e ish-kryeministri Sali Berisha, nuk kanë kaluar para për dieat.

Përmes një njoftimi për mediat, Kuvendi sqaron se në kolonë dieta ishte lapsus, por shoma e derdhur në llogarinë e Berishës nuk përfshihen dietat.

Kuvendi: Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.

Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe,  totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat.

Reagimi vjen pasi më herët, përmes një njoftimi, Berisha i kërkoi Kuvendit t’i tërhiqte pas paratë e derdhura në llogarinë e tij për dietat.

Top Channel