Aktori Will Smith u përball para disa javësh me skandalin në ndarjen e çmimeve “Oscars”, ku goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në mes të skenës pas shakasë që ai bëri me flokët e gruas së tij.

Ky veprim i kushtoi shumë aktorit i cili u pezullua për 10 vite nga Oscars, njëkohësisht ka qenë kryefjala  mediatike për një kohë të gjatë.

Ndjekësit supozuan se karriera e tij kishte përfunduar pas atij veprimi, por me sa duket studiot kinematografike duan sërish të bashkëpunojnë me aktorin.

Kjo situatë ka ndikuar edhe në jetën e komedianit Chris Rock, pasi edhe ai ka marrë shumë oferta për projekte të ndryshme.

Deri më tani nuk dihet se si kanë vijuar marrëdhëniet midis aktorëve  pas ngjarjes, ndërsa ndikimi i saj   ka qenë shumë i madh.

Top Channel