Zgjedhjet në degët e PD-së/ Përfundon procesi në Librazhd, Ilirjan Alliu kryetar

18/04/2022 19:45

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Librazhd, ku kryetar është zgjedhur Ilirjan Alliu.

Për marrjen e postit të kryetarit në Librazhd konkuronin:  Ilirjan Alliu, Ndricim Lila dhe Shefki Cota.

Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi në vazhdojë në ditët në vijim.

Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Vetë kryetari i komanduar i PD-së, Alibeaj është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.

Top Channel